Sektori i ndërtimit i është kthyer rritjes së shpejtë në dy vitit e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT numri i lejeve të dhëna në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 ishte 298 në shkallë vendi, me një rritje 82 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
Ritmin më të lartë e ka mbajtur kryeqyteti. Lejet e dhëna në pjesën e parë të vitit pësuan një rritje te forte, me 183 për qind. Bashkia e Tiranës kanë dhënë për periudhën janar-qershor 102 leje nga vetëm 36 të tilla të dhëna në të njëjtën periudhë të vitit 2016, apo gati tre herë më shumë se e njëjta periudhë enjë viti më parë.
Sipas INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 75.2% të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 24.8%.
Sipas INSTAT në gjashtëmujorin e parë 2017, rritje të lartë të lejeve të ndërtimit panë qytete e Vlorës, Dibrës, Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës, Fierit.
Ndërsa u vu rënie e lejeve të dhëna për ndërtimet në qarqet e Beratit, Lezhës. Në qarkun e Kukësit nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi as në gjashtë mujorin e parë të 2016 e dhëna në gjashtëmujorin e parë 2017.
Miratimi i planit të ri urbanistik për kryeqytetin dhe zgjerimi i Tiranës nëpërmjet bulevardit të ri, është bërë shkak për orientimin e fondeve të lira të ekonomisë drejt ndërtimit. Teksa numri i lejeve të ndërtimit po pëson rritje nga tremujori në tremujor, projekte të tjera të mëdha janë prezantuar nga ndërtuesit dhe lejet për to pritet të merren në vijim.
Ndërtimet e reja në Tiranë janë përqendruar në sektorin e banesave kryesisht në blloqe të mëdha në periferi dhe në zonën afër Qendrës me kulla të mëdha. Këto ditë nis nga puna ndërtimi i një kulle 35-katëshe pranë European Trade Center (ETC).
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com