6-mujori i parë, zgjerohet me 20% tregu i pensioneve vullnetare

/ATSH/- Tregu i pensioneve private vullnetare në 6-mujorin e parë arriti në një total asetesh neto 754.83 milionë lekë, ose me rritje 20% më shumë, ose në vlerën e 125.68 milionë lekëve krahasuar me fundin e vitit 2014.
Në euro, ky total asetesh neto llogaritet 5.38 milionë euro.
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në 6-mujorin e parë 2015, në tregun e pensioneve private vullnetare funksionojnë tre fonde pensioni.
Deri në fund të muajit qershor, numri i anëtarëve në këto tre fonde pensionesh private arriti në 10.791 anëtarë, me një rritje 27.09%, krahasuar me fundvitin 2014.
Asetet e fondeve të pensioneve janë investuar në obligacione të Thesarit të Shqipërisë.
Totali i investimeve arriti në fund të muajit qershor në rreth 600 milionë lekë, me rritjen 31.40% krahasuar me fundvitin e 2013-tës.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë