6 ndeshjet që nuk duhet t’i 
humbisni këtë fundjavë

6 ndeshjet që nuk duhet t’i <br />humbisni këtë fundjavë
Pas një ndërprerje për shkak të kombëtareve, do të kthehen kampionatet për sprintin final që do të përcaktojë fituesit dhe skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionet e ardhshme europiane.

Fundjavë interesante në Premier League, ndërsa mungojnë përballjet e mëdha në La Liga. Këto janë 6 përballjet që nuk duhet t’i humbni.

Liverpool, derbi mes problemeve
“Anfield”, e shtunë, ora 13:30, luhet derbi i “Merseyside”. Liverpool do të paraqitet në këtë ndeshje delikate në luftë për një vend në Champions League, por me rrezikun por me rrezikun për të mos pasur mundësi që të bëjë merkato në sektorin e moshave pas tentativës për të federuar një 12-vjeçar të Stoke City, duke shkelur një rregull mbi pagesën e shkollës. Nga an tjetër, Everton është i zemëruar për dëmtimet e Coleman, McCarthy (Irlandë) dhe Funes Mori (Argjentinë). Dy nga të tre – Coleman dhe Funes Mori – e kanë mbyllur sezonin, ndërsa McCarthy ka injoruar këshillat e klubit, duke përkeqësuar problemin muskulor gjatë nxehjes së zhvilluar me kombëtaren e Uellsit.

Wenger dhe Pep në rrezik
Të dielën vëmendja do të zhvendoset në “Emirates” ku Arsenal do të presë Manchester City. “Topçinjve” i duhet patjetër një fitore për t’u kthyer në farë një pozicionim mes katër të parëve. Gurdiola, ndërkohë, po zhvillon sezonin e tij më të keq si trajner për sa i takon rezultateve, teksa pjesa më e madhe e tifozëve të skuadrës londineze janë kundër Wenger, por trajneri francez duket se ka ndërmend ta shtyjë lamtumirën e tij.

Derbi i Ruhrit për Europën
Në Bundesligë lufta për titull mund të konsiderohet e mbyllur. Ka pak mundësi që Bayern të humbasë pikë në Mynih me Augsburgun, por edhe nëse një gjë e tillë ndodh, nuk do të ndryshojë asgjë, duke parë 13 pikët avantazh që bavarezët kanë ndaj Leipzigut të vendit të dytë. Për këtë arsye, gjithë vëmendja është te derbi i Ruhr, që do të luhet të shtunën në orën 15:30 mes Schalke dhe Borussia Dortmund dhe që vlen Europën. Verdhezinjtë duhet të blindojnë vendin e tretë për edicionin e ardhshëm të Champions League, ndërsa “Blutë Mbretërorë” mund të shpresojnë vetëm te një kualifikim në Europa League.

Francë, lufta e botëve
Matematika mban akoma në lojë Nice, por duket se lufta për titull do të vendoset mes Monaco dhe PSG. Klubi i Principatës po zhvillon një sezon ëndrrash, në çerekfinale të Champions League,  në krye të Ligue 1, akoma në lojë në kupat kombëtare. Të shtunën në orën 21:00 do të luhet finalja e parë, ajo e Kupës së Ligës, pikërisht kundër Paris Saint-Germain. Yjet nuk do të mungojnë, por të gjithë sytë do të jenë te talenti i ri Mbappe, i cili po rishkruan historinë e futbollit francez, duke thyer çdo rekord moshe me një lum golash.

“O Classico” i së vërtetës
Nuk është një mister se kampionati portugez, shpesh, vendoset nga dy ndeshje: Porto-Benfica dhe Benfica-Porto. Nesër, “O Classico” do të kthehet në “Da Luz” në versionin më perfekt të mundshëm, ose më saktë me dy skuadrat që janë një pikë larg njëra-tjetrës. Benfica 64, Porto 63: pas eliminimit në Champions, për të dy ekipet, sezoni do të vendoset në këtë supersfidë, që do të luhet nesër në 21:30.

Dy ndeshje ndaj Juves, Napoli luan sezonin
Napoli-Juventus, do të jetë super-sfida që do të luhet dy herë brenda 72 orëve. Më 2 prill klubet do të luajnë takimin e vlefshëm për kampionatin italian dhe 3 ditë më pas, më 5 prill do të përballen për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të kupës së Italisë.

Dy sfida spektakolare dhe shumë të nxehta, që në Napoli po priten me ankth e me padurim. Tensioni mes tifozërive të dy klubeve është i vjetër, por këtë herë pritet që të arrijë në kulmet e veta.

Këto dy takime janë mjaft të rëndësishme, veçanërisht për Napolin, i cili duhet të fitojë në kampionat për të ruajtur vendin që e kualifikon në Champions dhe të tentojë kualifikimin në kupën e Italisë, për të tentuar fitoren e saj dhe për të shpëtuar sezonin.
Adhuruesve të futbollit, ju mbetet vetëm të shijojnë këto supersfida./Supersport

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot