TIRANË-6 persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. B. Gj., 26 vjeç është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Ndërkohë që nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase të mitur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. P., 38 vjeç, D. M., 32 vjeç dhe E. P., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
E. K., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.