KUÇOVË- Dy ditë më parë, në qytetin e Kuçovës, një familje është terrorizuar dhe dhunuar nga 6 persona, të pajisur me shkopa bejzbolli.

Denoncimi lidhur me ngjarjen e rëndë e ka bërë 34-vjeçari Arbër Liço, kryefamiljari i shtëpisë së sulmuar, i cili në përpjekje për të mbrojtur familjen e tij duke mbyllur derën ka rënë viktimë e dhunës nga 6 personat e pajisur me shkopat e bejsbollit.

Shenjat e dhunës janë ende në trupin e tij edhe përse ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë.

Pasi u larguan nga banesa e familjes Liço, agresorët u kanë thënë "jeni të vdekur", ndërsa Arbri ka njoftuar policinë ,e cila ka mbërritur në banesën e tij, në lagjen "11 Janari" në Kuçovë.

"Në hyrje të Kuçovës, ka qenë Loni Malaj me një person të quajtur Xhelo të cilët me kanë bërtitur dhe më kanë sharë, arsyen nuk e di. Kam ndaluar makinën dhe i kam thënë ca problemi ka kanë vazhduar prapë duke sharë,  Pas pak 30 minuta më vonë, kanë ardhur Loni Malaj me djalin e tij Gert Malaj dhe 3 persona të tjerë me shkopa bejsbolli më kanë dhunuar, kërcënuar, mua prindërit e mi dhe nipin tim. Me shpejtësi kam mbyllur derën, 3 prej tyre nuk i njoh me emra vetëm me fytyra. Përpara se të iknin më thanë jeni të vdekur të gjithë.", shprehet kryefamiljari. 

Pas kësaj, ai ka bërë edhe një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, por personat janë shoqëruar vetëm 2-orë dhe janë liruar.

Duke deklaruar se, ai nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se jeta e tij dhe e familjes së tij është e rrezikuar nga këta persona, Arbri kërkon ndihmën e policisë së shtetit dhe ndjekjen ligjore të rastit të rëndë.

Kallëzimi penal