6 persona u kapën duke luajtur poker me lekë, vihen në hetim! Pranga pronarit të lokalit në Kombinat

6 persona u kapën duke luajtur poker me lekë, vihen në hetim! Pranga pronarit të lokalit në Kombinat

Foto ilustruese

TIRANË- Një pronar lokali është arrestuar pasi kishte hapur biznesin e tij për lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, e ndërsa 6 të tjerë, personat që po luanin janë vënë në hetim.

Burime zyrtare nga policia e Shtetit i tha Shqiptarja.com se është arrestuar E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë. 40-vjeçari kishte në pronësi një lokal në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat ku dhe u kapën 6 personat duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe sasia e lekëve që ishin vënë në lojë. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. 

Ndërkohë për të njëjtën vepër penale është arrestuar edhe një 33-vjeçar në Korçë.

"Arrestohet F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Pocestë, iu gjet një telefon celular i markës “Samsung”, të cilin ky shtetas dyshohet se e përdorte për vendosjen e basteve sportive, i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njofton policia e Korçës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?