"6 personazhe në kërkim të një autori" është kryevepra e dramaturgut italian, Luigi Pirandello, që ka mbërthyer publikun përpara skenës së Teatrit Eksperimental. Me regji të Kiço Londos dhe një kast aktorësh të përzgjedhur si Myzafer Zifla, Adriana Tolka, Ermira Hysaj, Endri Çela, Oriana Cama etj, drama që është shkruar gati 90 vite më parë, tingëllon ende aktuale me ditët e sotme.
Gjashte personazhe kerkojne autor eshte nje veper qe pasqyron fuqishem natyren tragjikomike te egzistences sone dhe dhimbjen e te egzistuarit. Por ajo eshte edhe nje drame e fuqishme sociale qe ve gishtin ne plage te tilla si degradimi i familjes , varferia , prostitucioni , etj.
Ajo është gjithashtu një dramë qe pasqyron poetiken e teatrit, e këtij tempulli të shenjtë ku buron pasioni dhe dashuria, ku zbulohet misteri i egzistencës, por edhe zbavitja dhe spektakli.
Në një intervistë për Report Tv, asisent regjisori e njëkohësisht aktor në shfaqje, Anderson Gura dhe njëri prej aktorëve, Elidon Alikaj, u shprehën shumë pozitivë për ecurinë e shfaqjes dhe feedback-un pozitiv që kanë marrë nga publiku.
"6 personazhe në kërkim të një autori" që deri më sot është shfaqur vetëm në skenën e Teatrit Eksperimental, do të shfaqet dhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe jashtë saj. Puna me një kast aktorësh profesionistë e bëri më të thjeshtë përçimin e mesazhit tek publiku.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kritika, Kiço Londo sjell një regji “me syrin” e Luigji Pirandelos