Komedia “39 hapat” e regjisorit Qendrim Rijani do të shfaqet edhe në datat 27,28,29,30 prill në Teatrin e Metropolit në orën 20:00. Ndërsa më 2 dhe 3 maj, po në orën 20:00 do të luhen në skenë dy shfaqjet e fundit të këtij sezoni.
Me regji të Qëndrim Rijanit dhe asistentes Ina Elezi, kjo komedi u ngjit në skenën e Teatrit të Metropolit më 14 prill.
E interpretuar vetëm nga katër aktorë, të cilët portretizojnë 150 karaktere, vepra e autorit Patric Barlow, e famshme në Broduej, erdhi për herë të parë premierë në Shqipëri duke pasur shumë sukses.
Shfaqja luhet në skenë nga aktorët e njohur Neritan Liçaj, Florian Agalliu e Donald Shehu, Jonida Vokshi, duke shkaktuar situata humori.
Kostumet e aktorëve janë ideuar nga vetë drejtoresha e teatrit të Metropolit Jonida Beqo. Në komedinë “39 Hapat” shpeshherë aktorët i ndërrojnë rolet përpara syrit të spektatorit.
Vepra është një histori aventurore e heroit të pashëm Richard Hannay, i cili është në garë për të zgjidhur misterin e 39 Hapave. Një lojë që bëhet për të pastruar emrin e tij.
Richard-i takohet me një grua që ka zbuluar një komplot për të vjedhur sekrete të ushtrisë britanike, që e ka kryer kreu i një organizate spiunazhi të quajtur “39 Hapat”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com