6 të arrestuar për sulmin e armatosur ndaj policisë dhe grupit të A1 REPORT

Nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditës së djeshme në vijim të veprimeve të kryera për vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të sulmit me armë ndaj forcave të policisë, si dhe të sulmit ndaj gazetarëve të televizionit A1 Report, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
 
Matjas Muhamet Bocia, vjeç 23, banues në Lazarat Gjirokastër
Florian Nexhip Shurdhi, vjeç 29, banues në Lazarat Gjirokastër
Juxhin Avdul Bocia, vjeç  19, banues në Gjirokastër
Xhevahir Miftar Doçi, vjeç 29, banues në Dunavat Gjirokastër
Ali Mato Basha, vjeç 46, banues në Lazarat Gjirokastër
Emiljano Bejko Aliko, vjeç 31, banues në Lazarat Gjirokastër 

Këta shtetas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Gjirokastër gjatë pasdites së djeshme. Nga verifikimi i deklarimeve të tyre në polici, ku janë vërejtur mospërputhje dhe hetimeve të kryera nga policia këta shtetas janë në cilësinë e të dyshuarit dhe ndaj tyre është marrë masa e arrestit në flagrancë.
 
Këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj forcave të policisë në datat 15 dhe 16 qershor, në momentin që këto forca po zhvillonin operacionin policor për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe asgjesimin e tyre.
 
Po ashtu këta shtetas dyshohen se, në bashkëpunim me persona të tjerë,  janë autorët e sulmit ndaj gazetarëve të televizionit A1 Report, të cilëve u kanë marrë e dëmtuar dhe kamerat, telefonat, laptonin, si dhe të dëmtimit me armë të mjetit të këtij televizioni, mjet i cili më pas është djegur.  
 
Gjithashtu rreth orës 08:30 të datës 16.06.2014, në lagjen Pllakë, si pasojë e të shtënave  me armë që vinin nga fshati Lazarat, është dëmtuar nga një plumb rigoshet automjeti në pronësi të shtetasit D.Sh..
 
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër pa dyshohen se kanë konsumuar veprat penale të “vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, “vjedhje”, dhe “shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22, 134, 151 dhe 25 të Kodit Penal.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fëmijët jetimë në prag të festave të fundvitit