6 truket e grave që vishen bukur

6 truket e grave që vishen bukur

Gjërat e vogla janë ato që bëjnë diferencën e madhe. Ja disa këshilla nga gratë që të gjithë them ‘Woww sa bukur vishet’ kur i shohim.

Rregull

Të gjitha ëndërrojmë të kemi një garderobë perfekte si ato të vajzave VIP, por edhe nëse kemi një dollap të vogël brenda tij mund të fshihet një stil unik. Skreti qëndron në sistemimin e rrobave. Të gjitha rrobat tuaja duhet jenë të varura, të palosura dhe të përkryera në pamje. Renditja do t'ju ndihmojë kur doni të zgjidhni diçka.

Merrni kohën që ju duhet

Shumë persona zgjedhi se çfarë do të veshin një natë më parë, por kjo jo gjithmonë funksionon. Humori ndikon dhe në pamjen tuaj. Madje shpesh ju kap ndjesia se nuk keni asgjë për të veshur. Prandaj gjeni momentin tuaj më të mirë për të zgjedhur veshjen tuaj dhe merrni kohën që ju nevojitet.

Përsëri, përsëri, përsëri

Sekreti qëndro në veshjen shumë herë të të njëjtës veshje, por të kombinuar ndryshe pa e vënë re askush.

Kombinimi që nuk duhet të mungjë kurrë

Një kombinim kyç që nuk duhet tu mungon kurrë: xhinse + bluzë e zezë ose një pamje totale e zezë. Gjëja e rëndësishme është të gjesh stilin tënd për të mos u shqetësuar se ‘çfarë do vesh’

Vishuni për veten

Gjëja më e rëndësishme është që të harroni kritikën sociale, të ndaloni së menduari për të tjerët dhe të filloni të mendoni për veten dhe lumturinë tuaj. Të vishesh për veten tënde është një nga truket kryesore që duhet të ndjekësh përpara se të hedhësh një hap jashtë shtëpisë tënde.

Frymëzim

Tani të gjithë kemi akses në rrjetet sociale, megjithëse ato  janë një shpatë me dy tehe. Shfrytëzoni anën pozitive dhe e përdorni si frymëzim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës