60' bllokim trafikut, Basha: Jemi
të vendosur për qeveri teknike
Protestuesit bllokojnë 8 ambulanca, debati/VIDEO
Bllokoi rrugën me bagëtitë, bariu në polici/ FOTOAmbulancat, Paloka: Me të sëmurë fals, skena

60' bllokim trafikut, Basha: Jemi<br />të vendosur për qeveri teknike<br />Protestuesit bllokojnë 8 ambulanca, debati/VIDEO<br />Bllokoi rrugën me bagëtitë, bariu në polici/ FOTOAmbulancat, Paloka: Me të sëmurë fals, skena
Protestuesit e Partisë Demokratike bllokuan sot për 60 minuta trafikun në 2 pikë në Tiranë dhe 3 pika të tjera në rrethe, nga ora 11:00 deri në 12:00.
 
Bllokimi solli paralizimin e trafikut në kryeqytet, 8 ambulanca u bllokuan nga protestuesit, ndërsa nuk munguan edhe debatet me familjarët e të sëmurëve që bënin thirrje për hapjen e rrugës, Report Tv sjell pamje ekskluzive.
 
Bllokimi i rrugëve solli radhë të gjata automjetesh dhe kaos në qarkullim duke sjellë edhe irritimin e qytetarëve.

Rrugët që u bllokuan nga protestuesit e opozitës ishin: Rrethrrotullimi i Plugut (Lushnje) - Automjetet që vinin nga Jugu, rrethrrotullimi i Milotit - Automjetet që vinin nga Veriu, rrethrrotullimi i Bradasheshit (Elbasan) - Automjetet që vinin nga Juglindja dhe Jugu, sheshi "Shqiponja"  (Tiranë) Automjetet që vinin nga Veri dhe Jugu dhe mbikalimi te Shkolla Teknologjike - Tiranë.
   
Në fund të protestës Lulzim Basha u shpreh se opozita është e vendosur për të vazhduar deri në realizimin e kushtit të saj për krijimin e një qeverie teknike, ndërsa shtoi se protesta e sotme ishte një paralajmërimin për Edi Ramën.
 
Basha ripërsëriti kërkesat për votim elektronik dhe zbatim të Reformës në Drejtësi sipas marrëveshjes.
 
"Jemi bashkuar për një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, që do të largojë kriminelët nga institucionet, që do të luftojë drogën e do të krijojë kushtet për zgjedhjet e lira e të ndershme dhe zbatimin menjëherë të vetting-ut dhe reformës në drejtësi.

Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë sakrificë dhe qëndresë
”, tha Basha në fund të protestës, që u mbyll me himnin kombëtar.

Vlen të theksohet se në protestën e sotme të PD munguan disa nga figurat kryesore të së djathtës si ish-kryeministri Berisha, Topalli, Bregu, por edhe të tjerë.
 
Ndërsa është regjistruar edhe procedimi i parë penal për protestën e sotme. Nuk bëhet fjalë për në Tiranë, por në Shkodër ku një bari u shoqërua në komisariat, pasi bllokoi rrugën Shkodër- Lezhë me dhitë e tij, pasi nuk kishte marrë dëmshpërblimet e 2010 nga përmbytjet.

VIDEO -Protesta e PD-së ( pjesa e 1 )


VIDEO -Protesta e PD-së ( pjesa e 2 )


[gallery]21958[/gallery]



[gallery]21967[/gallery]

Zhvillimet minutë pas minute nga tubimi i PD

Ora 17:50 Tubimi, Policia: Do ndiqen penalisht deputetët e PD
Policia e Shtetit ka reaguar për herë të parë pas tubimit të opozitës në mesditë ku u bllokuan për një orë akset nacionale kryesore në vend. 

Përmes një deklarate për mediat, Policia paralajmëron se do kallëzojë penalisht në prokuroritë e rretheve dhe në Tiranë deputetët e Partisë Demokratike dhe zyrtarë të tjerë të selisë blu, të ishin organizatorët e kësaj proteste.

Sipas policisë, tubimi i PD ishte i paligjshëm, ndërsa paralajmëron se nuk do lejojë cenimin e rendit dhe sigurisë publike. 

"Përgjatë zhvillimit të tubimeve janë dokumentuar shkeljet e ligjit dhe përgjegjësitë e organizatorëve, konkretisht shkelje konform nenit 262 të Kodit Penal ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ si dhe nenit 293 të Kodit Penal ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’.
 
Për këtë arsye Policia po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, këto veprime do t’u paraqiten Prokurorive të rretheve gjyqësore përkatëse për ndjekje penale.
 
Në bazë e në zbatim të ligjit, strukturat e Policisë pas fiksimit dhe mbikëqyrjes profesionale të protestave të paligjshme, kanë përpiluar materialet procedurale, për organizatoret dhe shkelësit e ligjit dhe materialet do të referohen për fillimin e çështjes penale në Prokuroritë e rretheve gjyqësore, respektive, Tiranë, Kurbin, Elbasan e Lushnjë"
, thuhet në njoftimin e Policisë.  

"Policia e Shtetit ripërsërit se ka të drejtën dhe detyrimin ligjor, përgjegjësinë shtetërore dhe kapacitetin e mjaftueshëm, për të mos lejuar cenimin e interesit të qytetarëve dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore këdo që shkel ligjin", vijon më tej deklarata për mediat.

Ora 16:10 Topalli: Pse s'mora pjesë në tubimin për bllokimin e rrugëve
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk iu bashkua tubimit të opozitës sot, ku u bllokuan për 1 orë, 11:00-12:00, akset kryesore nacionale në vend.

Mungesa e Topallit ra menjëherë në sy, ndërsa nuk munguan edhe aludimet për këtë vendim të saj.
 
Por në një reagim për Shqiptarja.com, ish-numri dy i Partisë Demokratike le të kuptohet se ka qenë kundër mosbindjes civile të demokratëve, ndërsa insiston se ka tre vjet që kërkon opozitë të fortë në Kuvend.
 
Ajo sqaron se mbështet çdo protestë që synon të garantojë mirëqenien e shqiptarëve dhe të largojë keqqeverisjen, ndërsa nuk përmend bllokimin e rrugëve si alternativë për arritjen e këtij qëllimi.        
 
"Mbështes çdo protestë për punë, për bukë, për zgjedhje të lira, protestë kundra padrejtësive, kundra drogës, krimit, kundra korrupsionit, kundra kalbëzimit të qeverisjes.

Qëndrimet e mia i kam bërë të qarta çdo seancë parlamentare e do vazhdoj ta bëj.
 
Kam folur kur shumica heshtte: Kam luftuar kur shumica kërcënonte e do vazhdoj të bëj betejën si opozitare, në respekt të bindjeve të mia, parimeve demokratike e rregullave të demokracisë",
u shpreh Topalli për Shqiptarja.com.
 
Deputetja demokrate thekson gjithashtu se në kushte normale opozita duhet të ishte në fushatë elektorale. Por sipas saj Shqipëria sot nuk është në kushte normale.    
 
"Kjo qeverisje meritonte të përmbysej prej kohësh.
 
Në kushte normale tani duhej të ishim në fushatë.
 
Por në vendin tonë asgjë nuk është më normale. Dhe kjo situate është shume preokupuese"
, tha ndër të tjera ish-kryetarja e Kuvendit.

Ora 15:20 Bllokimi i rrugëve nga PD, ambasadori i SHBA takon Bashën
Ambasadori i SHBA Donald Lu po zhvillon një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha në selinë blu.
 
Takimi nisi rreth orës 15:00 dhe vjen pak orë pas protestës që PD zhvilloi sot në Tiranë dhe në tre pika të tjera në rrethe duke bllokuar qarkullimin.
 
Referuar protestës dhe krizës politike në qendër të diskutimit mes palëve është zgjidhja e situatës.
 
Kujtojmë që nesër do të vijnë në Tiranë edhe dy negociatorët europianë në përpjekjen e fundit për të zgjidhur krizën politike.

Ora 14:40 Balla: Opsionet e mundshme të PD po mbarojnë
N/kryetari i grupit të PS, Taulant Balla në një reagim pas protestës së PD, shprehet se opsionet e opozitës po mbarojnë, ndërsa shton se nuk do të lejojmë që të bllokohet integrimi i Shqipërisë në BE.
 
Statusi i Ballës
Shqiptarët duan drejtësi dhe punësim. Por, askush nuk e kupton se çfarë kërkon PD-ja – as qytetarët, as mbështetësit e vetë bashkë me ata pak që bllokuan rrugën, dhe aq më pak, miqtë e partnerët tanë europianë.
 
Fatkeqësisht, Lulzim Basha po vendos interesat personale përpara interesave të Shqipërisë. Ai dhe ajo cfarë ka mbetur Partia Demokratike po e bëjnë këtë, pikërisht nga frika – frika nga vetting-u dhe frika nga humbja.
 
Nga kjo frikë kanë vendosur të bllokojnë rrugën e integrimit europian të Shqipërisë duke bërë gjithçka për të bllokuar vettingun. Sot bllokojnë edhe rrugët që çojnë qytetarët në punë, në shkolla, në spitale.
 
Harroje Lulzim se mund të bllokosh Shqipërinë. Pa vetting nuk ka drejtësi dhe pa Europë nuk ka shpresë për zhvillim ekonomik. Ti dhe çfarë ka mbetur nga PD-ja po përpiqeni të vrisni qoftë shpresën për drejtësi, qoftë aspiratën për një jetë më të mirë të shqiptarëve.
 
Hap pas hapi, ne po ndërtojmë Shqipërinë që duam. Duke ndërtuar shtetin, duke mbledhur taksat, duke mundësuar realizimin e investimeve të mëdha në infrastrukturë, në bujqësi, në shëndetësi dhe me projektet e rilindjes urbane, të cilat do të sjellin krijimin e vendeve të reja të punës.
 
Opsionet e mundshme të PD-së po mbarojnë. Ne nuk do t’i lëmë ata të mbajnë peng zbatimin e reformës në drejtësi dhe ekonominë e Shqipërisë edhe për shumë kohë akoma.
Ne, Lulzim, do jemi me shqiptarët më 18 Qershor për Shqipërinë që Duam, ti vazhdo me interesat dhe frikën tënde.


Ora 13:45 Tubimi, Berisha: Revolucioni demokratik sukses
Berisha sot nuk është parë në tubimin e zhvilluar nga opozita, por nga Facebook ai shprehet se ka qenë një  sukses.
 
"Sukses i shkelqyer! Revolucioni demokratik paralizon plotesisht per 1 ore per voten e lire Narkorepubliken e Norieges ne Ballkan! Revolucioni drejt fitores" shprehet Berisha. 

Ora 13:30 Bllokimi i rrugëve, Rama: S'ka qeveri teknike, por votim më 18 qershor!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për bllokimin e rrugëve nga PD, teksa i përgjigjet një komentuesi duke deklaruar se nuk do të ketë qeveri teknike, por votim në 18 qershor. Sot opozita bllokoi rrugën për një orë, ndërsa paralajmëroi se do të ketë përshkallëzim në ditët në vijim.

Ora 12:30 Tubimi, ja si policia menaxhoi bllokimin e rrugëve nga PD
Policia e Shtetit ka marrë masa duke devijuar lëvizjen e mjeteve në akse paralele, për të shmangur bllokimet e lajmëruara nga opozita.
 
Në 3 akset kombëtare është devijuar qarkullimi i makinave në rrugë dytësore për të shmangur pikat e bllokuara: në Milot, qarkullimi u devijua drejt Lacit, në Bradashesh, u devijua drejt Cërrikut dhe në Plug, nga klubi i shoferit drejt Divjakës.
 
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me sheshin ‘Shqiponja’ dhe ‘Urën Teknologjike’, ku ka qenë më e vështirë devijimi.

Ora 12:00 Mbyllet protesta e PD pa incidente, largohen protestuesit
protesta

Ora 11:55 Basha: Protesta paralajmërim për Ramën, qeveri teknike
Jemi të bashkuar në këtë lëvizje kombëtare dhe europiane, të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mos ia dorëzuar Shqipërinë, krimit dhe drogës, për të mos ia dorëzuar lirinë tonë, tiranisë së korrupsionit dhe të krimit në pushtet, por të përbashkuar, siç jemi bashkuar, qindra mijëra shqiptarë, miliona shqiptarë nga jugu në veri nga lindja në perëndim; për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike, e cila do të largojë kriminelët nga institucionet, sipas ligjit të dekriminalizimit, që do të luftojë me të vërtetë drogën dhe paratë e drogës, që do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë votimin biometrik dhe numërimin elektronik të votës së çdo shqiptari e çdo shqiptareje dhe, menjëherë pas kësaj, votimin dhe zbatimin e vetingut dhe reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese dhe marrëveshjes politike të 22 korrikut.
 
Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë sakrificë dhe këtë qëndresë.
 
Ky është një paralajmërim se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore, e këtij bashkimi qytetar është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
 
Ju ftoj ta përmbyllim këtë protestë duke u larguar me qetësi dhe paqe, pa asnjë provokim, dhe pa iu përgjigjur asnjë provokimi.
 
Më parë, ju ftoj të gjithëve ta mbyllim këtë protestë, me hymnin tonë kombëtar.





Ora 11:40 Radha e gjatë makinash në Tiranë pas bllokimit të rrugëve
foto protesta

foto protesta

foto protesta

Ora 11:40 Çobani bllokon rrugën me dhitë në aksin Shkodër- Lezhë
dhite bllokojne rrugen

Ora 11:35 Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i është bashkuar protestës së opozitës sot
 
Ora 11:35 Lushnje, 5-6 km radha e makinave pas bllokimit nga PD
Gjatë protestës ka pasur një incident të vogël, por që situata është qetësuar shumë shpejt. Opozita vazhdon protestën

Ora 11:35 Ahmetaj: Protesta për të tërhequr vëmendje
Për bllokimin e rrugës nga PD, ka reaguar dhe ministri i Financave Ahmetaj u shpreh se kjo gjë po bëhet vetëm të tërhequr vëmendje. Sipas tij, bllokimi i rrugëve është në kundërshtim total me interesat e njerëzve por edhe për imazhin e vendit.
 
“Bllokimi i akseve kryesore të vendit po e bëjnë për të tërhequr vëmendje. Jo është në kundërshtim më interesat e qytetarëve", u shpreh Ahmetaj. 

Ora 11:35 Flamur Noka: Jo dhunë, protesta paqësore
"Ndryshe nga paralajmërimet e MB dhe ogurziu Rama, protesta është paqësore dhe për t'u pasur zili, sikur ka bërë PD në 4 vitet e saj në opozitë.
 
E theksoj se protestat e opozitës si dikurshme që drejtonte Rama si 'E ëma e Zeqos në majtë të thanës'.
 
Opozita e dikurshme protestonte me hunj dhe djegie gomash. Kjo nuk ka asnjë kosoto për qytetarët, pasi kosto ka hashashi dhe Rilindja.
 
Nëse mendoni se bllokimi i trafikut për një orë është kosto, po iu kujtoj që për 4 vite kjo qeverisje ka bllokuar ekonominë e vendit
" tha Noka nga sheshi Shqiponja. 



Ora 11:35 Protesta e PD me dron
Ashtu siç e kishte paralajmëruar më parë, PD po e filmon protestën edhe me dron.

Në pamjet të cilat po transmetohen live ne faqen zyrtare të PD jepet një pasqyrim më i qartë i personave që kanë marrë pjesë në protestë, ku siç mund ta shikoni qindra protestues, mes tyre dhe Basha kanë bllokuar rrugët tek “Sheshi Shqiponja”


 
Ora: 11:30 Elbasan, 500 protestues bllokojnë dy rrethrrotullime
bradashesh

Ora: 11:20 Basha vazhdon që të qëndrojë te sheshi Shqiponja i ulur me aleatët. E pranishme ne proteste edhe gruaja e liderit demokrat.



[gallery]21959[/gallery]
Ora: 11:20 Pas tubimit do procedohen protestuesit
Policia nuk po ndërhyn për të shmangur incidentet, ndërsa të gjithë protestuesit po vëzhgohen edhe në përfundim pritet që të procedohen. 
sheshi shqiponja protestuesit e pd

Ora: 11:20 Bushati: Koha për mosbindje ndaj politikanëve që duan të destabilizojnë vendin
Pas minuta pasi kishte nisur protesta e PD, ministri i jashtëm Ditmir Bushati është shprehur se nuk është koha për të bërë mosbindje civile. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter, Bushati shkruan se mosbindje duhet ndaj politikanëve që duan të destabilizojnë vendin se kanë frikë nga drejtësia, duke iu referuar këtë opozitës.
 
“Shqipëria s'ka nevojë për mosbindje civile, por mosbindje ndaj politikanëve që duan të destabilizojnë vendin se kanë frikë nga #drejtësia!”, shkruan Bushati. 

Ora 11:15 Shoferët kanë fikur makinat, pas bllokimit të rrugës nga protestuesit
tirane protesta pd

Bllokimi i rrugëve në Lushnje nga protestuesit
lushnje

Bllokimi i rrugëve në Milot nga protestuesit
milot

Bllokimi i rrugës në Bradashesh në Elbasan
bradashesh

Ora 11:10 Basha është ulur te vijat e bardha te sheshi Shqiponja bashkë me protestuesit e tjerë të PD.
sheshi shqiponja protesta pd bllokim

Ora 11:05 Basha te sheshi 'Shqiponja' policia në gatishmëri
Në Tiranë dhe të gjitha pikat e tjera ku është bllokuar rruga ka një prezencë të madhe të policisë.
 
Në rrethrrotullimi te dogana ka një tension mes policisë dhe protestuesve. 

Ora 11:00 Nis protesta e PD, demokratët bllokojnë rrugët në 5 pikat kryesore që ka paralajmëruar opozita.

Ora 10:55 Mblidhen protestuesit në të gjithë pikat e njoftuara për t'u bllokuar, gati bllokimi i rrugëve. 

Ora 10:50 Kryetari i PD, Lulzim Basha mbërrin te sheshi 'Shqiponja' ku do të bllokohet rruga

[gallery]21956[/gallery]
Ora 10:15 Policia do filmojë protestuesit, ndihmë nga ekspertët e huaj
Forcat e Policisë në detyrë sot, përballë protestës së opozitës do të asistohen nga ekspertë të misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit
 
Ekspertët e huaj kanë trajnuar Policinë për menaxhimin e tubimeve.
 
Ekspertët e huaj do të mbështesin me këshilla dhe teknologji për monitorimin e situatës
 
Asistencë për dokumentimin e protestës dhe reagimin për çdo situatë, policia ka vene ne aplikim teknologjine e fundit, per fiksim, filmim dhe identifikim te personave. 

Ora 09:50 Përgjegjësit për bllokimin e rrugëve
Pesë do të jenë përgjegjësit politik të këtij tubimi, në krye të të cilit do jetë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani njëherazi deputet i qarkut të Vlorës, nënkrytari demokrat, Edmond Spaho, drejtues i grupit të punës në qarkun e Elbasanit, kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka, deputet në Tiranë si dhe dy kryesuesit e qarqeve Lezhë e Shkodër, Aldo Bumçi dhe Flamur Noka.

Ora 09:30 Rrugët që bllokohen nga PD 11:00-1200
Rrethrrotullimi i Plugut (Lushnje) - Automjetet që vijnë nga Jugu

Rrethrrotullimi i Milotit - Automjetet që vijnë nga Veriu
 
Rrethrrotullimi i Bradasheshit (Elbasan) - Automjetet që vijnë nga Juglindja dhe Jugu
 
Sheshi "Shqiponja"  (Tiranë) - Automjetet që vijnë nga Veri dhe Jugu 

Mbikalimi te Shkolla Teknologjike - Tiranë

Ora 09:20 Protestuesit e Fierit nisen për në rrethrrotullimin e Plugut, ku do të bllokohet rruga

nisen protestuesit fier




Ora 09:15 Nisen protestuesit nga Korça në Elbasan
Nga Korça janë nisur një autobus, një furgon dhe disa makina të vogla në drejtim të Elbasanit me protestues.
 
Në hyrje të qytetit të Korçës ishte ngritur një postbllok me policë të qarkullimit, të rendit dhe policisë kriminale.
 
Mjetet që transportonin protestuesit janë ndaluar nga policia për kontroll të dokumentacionit, por nuk janë penguar.
 
Protestuesit do të bashkohen me pjesën tjetër në Elbasan për të bllokuar rrethrrotullimin në Bradashesh. 

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik