60 ditë burg për ‘Çipurin’, ish-anëtar i bandës së Gaxhait

60 ditë burg për ‘Çipurin’, ish-anëtar i bandës së Gaxhait

Amarildo Sulejmani

60 ditë burg vendosi Gjykata e Durrësit, për Armando Sulejmanin i njohur me nofkën “Çipuri” i Vlorës, ish-anëtar i bandës së Gaxhait.

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e vlerësoi këtë periudhë të mjaftueshme për prokurorinë për të dokumentuar akuzën e ngritur ndaj tij për vjedhje automjeti.

Sulejmani u arrestua 3 ditë më parë në Spitallë të Durrësit me një automjet me targa të vjedhura, ndërsa nuk iu bind urdhrit për ndalim të policisë dhe tentoi të largohet me shpejtësi.

Po kush është 'Çipuri'?
Armando Sulejmani 
njihet si ish anëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë, një grup kriminal që veproi në qytetin e Vlorës gjatë vitit 1997, kur sundonte anarkia. Pjesë e bandës, herët ai dhe anëtarët e tjerë u akuzuan për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje dhe gjobëvënie. Nën drejtimin e Gazmir Brakës ishte në luftë me bandën e Çoles në Vlorë. “Çipuri”, ishte shpallur në kërkim më herët, megjithatë, ai kishte gjetur, forma për të qarkulluar i maskuar në qytete të ndryshme të vendit.  

Në 17 shkurt të vitit 2019, ai u plagos në një atentat në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Në atë ngjarje  mbetën të vrarë kunati i Çipurit, Orest Rexho dhe shoku i tij Arjan Hasani.  Të tre ndodheshin në një automjet, kur u qelluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër automjet.

Në atë kohë policia konfirmoi se objektiv i atentatit ishte pikërisht Sulejmani dhe  se kishte lidhje me një histori hakmarrjeje nisur vite më parë. Sulejmani sapo kishte dalë nga burgu dhe ishte përfolur për sulmin ndaj Ferdinand Llanajt, pjestar i fisit që njihen për masakrën e Çolës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. 

Në 2002 Sulejmani, apo Çipuri, u dënua me 20 vite burg për vrasje.  Në shkurt të vitit 2019, Gjykata e Vlorës caktoi masën “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 24/02/2024 14:52

    60 dit ky element i ben me sy mbyllur dhe me nje kemb po kur te dali do mari jet njerzish te fajshem e te pa fajshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja