Sulmi i Rusisë, 60 shqiptarë jetojnë në Ukrainë, vetëm 5-6 që duan të kthehen në Shqipëri

Në Ukrainë janë vetëm 60 shqiptarë që jetojnë prej vitesh, ndërsa vetëm 5-6 prej tyre kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri duke kontaktuar Ambasadën tonë atje, tha ministrja Xhaçka

"Ka një grup të vogël rreth 60 shqiptarë në Ukrainë dhe jemi në komunikim dhe duan të kthehen në Shqipëri janë vetëm 5 ose 6. Shumë pak kanë kërkuar ndihmën e ambasadës tonë për t'u kthyer në Shqipëri dhe ne i kemi sugjeruar rrugën tokësore ku janë në komunikim të vazhdueshme me ambasadën tonë", tha Xhaçka.


Lajmi kryesor:

Rama: Lufta po rrit energjinë në gjithë botën, ne bëjmë gjithçka që të mos preken familjet dhe biznesi i vogël! Dyert e hapura për refugjatët nga Ukraina


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën

Kremlini: Putini gati për bisedime për paqe me Ukrainën