Shqipëria do të mirëpres familjet ukrainase që janë larguar apo do të largohen nga vendi i tyre për shkak të bombardimeve të Rusisë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se qeveria shqiptare si vend aleat i NATO është angazhuar të mirëpresë refugjatë ukrainas.

“Sot në samit jemi angazhuar këtë herë, e kanë bërë ketë gjë edhe vende të tjera, për të mirëpritur njerëzit familjarët që largohen apo do  largohen nga Ukraina", tha Rama.

Pas mbledhjes së NATO-s, Rama tha se lufta ka rritur çmimin e energjisë në të gjithë botën, por shtoi se pavarësisht sforcove tepër të mëdha që po bën qeveria, do të vijojë t'u qëndrojë zotimeve të mëparshme që në Shqipëri nuk do të rritet çmimi i energjisë as për familjarët e as për biznesin e vogël.

"Jemi ndër vende shumë të pakta që nuk e kemi prekur çmimin e  energjisë. Jemi zotuar që do të bëjmë çmos për të mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë, sepse sigurisht jemi të vetëdijshëm për efektin që ai ka dhe për goditjen psikologjike që sjell në tërësi sidomos të konsumatorit dhe biznesi i vogël dhe deri tani kemi arritur t'ia dalim, gjë që ndodh me një sforco të madhe nga qeveria", tha Rama.

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme, Rama tha se sulmi rus në Ukrainë është tragjik dhe se nuk dihet se si do të përshkallëzojë situata më pas dhe se çfarë rrjedhjesh do të marrë ngjarja. Edhe pse me zemër dhe mendje e gjithë bota është me Ukrainën, Rama tha se duhet të jemi të vetëdijshëm që lufta është reale dhe ka impakt real në ekonomi, por që fatmirësisht ai theksoi ekonomia shqiptare nuk do të ketë ndikime shqetësuese.

"Nga hulumtimi që kemi bërë nuk do të kemi efekte shumë shqetësues . Sigurisht kjo është luftë reale, jo dokumentar, është reale në dyert e BE dhe shumë vende të BE ka shumë aktivitet me Rusinë. Këto sanksione krijojnë efekte, dhe jo vetëm në ekonominë e vendeve që kanë drejtpërdrejt  marrëdhënie por edhe vendet që kanë marrëdhënie me to", tha kryeministri.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi NATO-n si fuqinë më të madhe ushtarake që ekziston në zonën e sigurisë së vetë, por nëse ajo do të ndërhynte në këtë konflikt do të shpallte Luftën e tretë Botërore. I pyetur nëse do rishikojë pozicionin e Shqipërisë në ‘Open Balkan’ pasi Serbia nuk ka dënuar sulmet e Putin, Rama tha se Ballkani i hapur i shërben pikërisht shmangies së konflikteve dhe se kjo nisëm nuk ka pritur që të sulmohet Ukraina nga Rusia që të zbulojmë lidhjet mes Vuçiç dhe Putinit.

'Nga ana tjetër s’jemi këtu për të kërkuar që Serbia të bëj këtë, marrëdhëniet tona në funksion të Ballkanit të Hapur janë strategjike, për shmangur pikërisht atë që u tha në pyetje. Konfliktin i cili do i bënte një dëm të paparë rajonit', shtoi Rama

Prej dy ditësh Ukraina po bombardohet nga Rusia, ndërsa komuniteti shqiptar që jeton aty është i vogël rreth 60 shqiptarë por vetëm 6 prej tyre kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri duke kontaktuar Ambasadën shqiptare atje.Edhe pse ka pasur sinjale se Rusia dhe Ukraina mund të ulen për bisedime për shmangien e humbjeve të jetëve të tjera, ende mbetet e paqartë nëse do të ketë.

 

Video e plotë e konferences së jashtëzakonshme

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:13
Rama: Lexoj komentet e qytetarëve të shqetësuar se nuk kemi raketa, por jemi pjesë e NATO-s

 

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se lufta në Ukrainë nuk rrezikon të përfshijë edhe Shqipërinë ushtarakisht.

"Kam vënë re nga komentet që njerëzit e zakonshëm në momente të tilla. Edhe nga çfarë kemi pyetur dhe çfarë kemi mbledhur opinione në anketime që bëjmë vazhdimisht, janë shqetësuar që kjo luftë mund të vijë në Shqipëri dhe ne nuk kemi avionë e raketa. Shqipëria nuk është në NATO- një vend anëtar për të pasur raketa.

Por ka një sërë prioritetesh të veta. Te koordniuara me aleancën. Ka sot investime që po kryhet për një bazë ajrore të NATO-s. Do kemi avionet e NATO-s, nuk ka shqetësime. Sigurisht që nëse Lufta e Tretë Botërore shpërthen, nuk e evitojmë dot as nuk parashikojmë dot që kur dalim nga shtëpia ndodh diçka” – tha Rama.

Ora 20:00
Situata Rusi-Ukrainë, Rama: Do takohem me Johnson sëshpejti

Kryeministri bëri me dije se do të takojë homologun britanik, Boris Johnson në ditët e ardhshme. Kreu i qeverisë tha se pjesë e këtij diskutimi do të jetë situata në Ukrainë, teksa zbulon se dhe në ditët e mëparshme ka pasur kontakt me Johnson.

“Kjo është diçka që nuk ka ndodhur në Europë. Futja me ushtri në një shtet tjetër. Në një shtet tjetër sovran, prej shumë vitesh me institucione të zgjedhura. Shpresoj që me kryeministrin britanik do takohem në ditët e ardhshme, sepse do të shkojmë në Londër. Do diskutojmë për këtë megjithëse kemi qenë në kontakt në ditët e mëparshme”, tha Rama.

Ora 19:54
Sulmi rus në Ukrainë, Rama: NATO fuqia më e madhe ushtarake, por nëse do të ndërhynte do të shpallte Luftën e tretë Botërore

Kryeministri Edi Rama e cilësoi NATO-n si fuqinë më të madhe ushtarake që ekziston në zonën e sigurisë së vetë, por nëse ajo do të ndërhynte në këtë konflikt do të shpallte Luftën e tretë Botërore.

“Është moment tragjik, lidershipi i Ukrainës është në rrezik për jetën. Sipas të gjitha informacioneve është i shënjestruar një grup me persona që duhet të dorëzohen pa kushte, ose e duhen vrarë. Kjo është situata në këto momente. NATO është fuqi më e madhe ushtarake që ekzisto dhe ka ekzistuar ndonjëherë, në zonën e vetë të sigurisë. Në këto kushte nëse NATO do të shtyhej  përtej zonës së vetë do të thoshte që do të shpallte luftën e tretë botërore.”, u shpreh kryeministri.

Ora 19:52
Sulmi i Rusisë, 60 shqiptarë jetojnë në Ukrainë, vetëm 5-6 që duan të kthehen në Shqipëri

Në Ukrainë janë vetëm 60 shqiptarë që jetojnë prej vitesh, ndërsa vetëm 5-6 prej tyre kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri duke kontaktuar Ambasadën tonë atje, tha ministrja Xhaçka

"Ka një grup të vogël rreth 60 shqiptarë në Ukrainë dhe jemi në komunikim dhe duan të kthehen në Shqipëri janë vetëm 5 ose 6. Shumë pak kanë kërkuar ndihmën e ambasadës tonë për t'u kthyer në Shqipëri dhe ne i kemi sugjeruar rrugën tokësore ku janë në komunikim të vazhdueshme me ambasadën tonë", tha Xhaçka.

Ora 19:52
Nuk dënoi Rusinë, a do largohet Serbia nga Ballkani i Hapur? Rama: Nuk pritëm që të sulmohet Ukraina që të zbulojmë lidhjet mes Vuçiç dhe Putin

I pyetur nëse do largohet Serbia nga ‘Open Balkan’ pasi Aleksandër Vuçiç nuk ka dënuar veprimin e Vladimir Putin, Rama tha se nuk kemi pritur që të sulmohet Ukraina nga Rusia që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë.

“Sa i përket Serbisë, është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë me’ Open Balkan’. Ne nuk kemi pasur mungesë qartësie apo informacion për pozicionin e Serbisë kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur që të sulmohet Ukraina nga Rusia që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë. Nga ana tjetër në informacion paraprak që kam marrë, presidenti i Serbisë është shprehu për integritetin territorial të Ukrainës, qëndrim i dyzuar tipik për politikën e jashtme serbe. Sa i përket ecurisë së ‘Open Balkan’ është një çështje që pret dhe nuk kemi asnjë urgjencë për të parë konkluzione. Kemi shumë gjëra për të parë, jo në raport me Serbinë por sesi do zhvillohet ky proces. Nga ana tjetër s’jemi këtu për të kërkuar që Serbia të bëj këtë, marrëdhëniet tona në funksion të Ballkanit të Hapur janë strategjike, për shmangur pikërisht atë që u tha në pyetje. Konfliktin i cili do i bënte një dëm të paparë rajonit. Pastaj sa Rusia mund të hyjë deri këtu dhe mund të përdorë përpara sesa Serbinë, Republikën Srpska në Bosnje apo të tjera forca pro ruse, kjo është e gjitha për tu parë. Janë të gjitha gjëra që janë diskutuar sot. Ballkani i Hapur është shumë më tepër sesa një projekt lokal, i mbështetur shumë fort nga SHBA dhe nga shumë aleatë dhe partnerë dhe nuk e ka më atë kundërshtinë që kishte në fillim”, tha Rama.

Ora 19:39
Sulmi i Rusisë, Rama: Kjo është luftë reale në dyert e BE, por s’do të ketë efekte shqetësuese në ekonominë shqiptare

I pyetur nga gazetarët lidhur me ndikimin e sulmit agresiv të Rusisë në ekonominë shqiptare, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një luftë reale në dyert e BE dhe ka imakt të vërtet mbi ekonominë, por megjithatë vendi ynë nuk është në një pozitë shqetësuese. 

"Besoj që duhet t’i referohemi me kujdes në çdo detaj të gjithë listës së sanksioneve, është me specifika. Nuk është nën sanksion çdo mall dhe çdo material. Së dyti është e vërtet që sanksionet e Shqipërisë ndaj Rusisë janë irelevante ndaj aspektit të volumit, por nuk është Shqipëria ajo që vendos. Është e gjithë aleanca dhe Shqipëria është pjesë e aleancës dhe i përqafon të gjitha vendimet e aleancës.

Edhe Kosova edhe pse nuk është vend i aleancës, bie dakord me vendimet e aleancës. Nga hulumtimi që kemi bërë nuk do të kemi efekte shumë shqetësues . Sigurisht kjo është luftë reale, jo dokumentar, është reale në dyert e BE dhe shumë vende të BE ka shumë aktivitet me Rusinë. Këto sanksione krijojnë efekte, dhe jo vetëm në ekonominë e vendeve që kanë drejtpërdrejt  marrëdhënie por edhe vendet që kanë marrëdhënie me to. Është si lajmërimi për krizën e energjisë, kishte shumë interpretime, përveçse për të vërtetën. Kur filluam thanë ne e prodhomë energjinë vetë, s’kemi nevojë për të tjerët. E para nuk e prodhomë të gjithën vetë, Shqipëria nuk e ka prodhuar vetë asnjë ditë të gjithë energjinë e nevojshme për konsumin e vetë që nga dita 1. Ne blejmë nga ndërkombëtare, pra ka rëndësi çmimet e ndërkombëtarëve. Ne shesim lirë dhe blejmë shtrenjtë, sepse shesim kur ka dhe blejmë kur s’ka. Shqipëria është vunerable. Ne kemi kthyer përmbys eksport-importin. E Dyta po punojmë për të ndërtuar Skavicën që është një gjë munguar, hidrocentralin. Është balancuesi i sistemit tonë. Na jep mundësinë për të mos hedhur më asnjë pikë ujë, mos të shesim më asnjë kilovat kur është më çmim të lirë, por ta mbledhim në rezervuar dhe ta depozitojmë si në bankë. E fundit është që ka shumë rendësi të vazhdojmë punën sepse jemi vend i NATO-s, dhe këto vende është në një tjetër regjim mbrojtjeje. Në rastin e Ukrainës kemi të bëjmë më një vend partner, por sipas kushtetues së NATO nuk e vë në lëvizje artikullin 5, që kur sulmohet njeri sulmojnë të gjithë. Shqipëria nuk është në NATO një vend në NATO për të pasur raketa, por për prioritetet të klonuara për bukuri në aleancës. Ka një plan të vetin për fuqizimin e ushtrisë. Kemi bazën ajrore të NATO-s që po ndërtojmë.

Nëse lufta e tretë botërore shpërthen nuk e evitojmë dot, nëse të tjerë e nisin. Lufta është e vërtet dhe ka impakt real në ekonomi. Sa, si, ku? Do të shihen në rrugën e zhvillimet të ngjarjeve. Pozicioni ynë është solid, por s’ka problem për ne veçanërisht, apo ndryshe nga e gjithë Europa.", u shpreh ai.

Ora 19:34
Kriza energjetike, bizneset kërkojnë mbështetje nga qeveria, Rama: Moment lajthitje i tyre, a thua jetojnë në hënë dhe nuk dinë ç'po ndodh në tokë

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si moment lajthitje dhe jashtë çdo logjike kërkesat e biznesit lidhur me rritjen e çmimit të energjisë dhe mbështetjen e tyre nga qeveria. Rama tha se këto biznese a thua se jetojnë në hënë dhe nuk e dinë se çfarë po ndodh në tokë, ku qeveria me shumë sforco po mban pa prekur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël.

"Me vjen keq që një grup të përfaqësuesve të biznesit që dalin me kërkesa a thua sapo kanë zbritur nga hëna dhe nuk kanë dijeni për ngjarjes në tokë, shpresoje të ketë qenë një moment lajthitje, pasi të kërkosh sot të tilla qiqra, ndërkohë që një hell i nxehtë po ndodh vetëm këtu mund të bëjë vaki", tha Rama.

Në një deklaratë të përbashkët, bizneset kanë deklaruar sot se ndodhen në vështirësi financiare, kjo për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Sipas tyre, kjo krizë po i çon drejt falimentimit pasi energjinë po e paguajnë me një kosto shumë të lartë, duke paralajmëruar se kjo do të reflektohet edhe te kostoja e produkteve të tregut të konsumatorëve. Për këtë arsye ata i drejtojnë 9 kërkesa qeverisë, duke lajmëruar se do të marrin masa në rast se nuk marrin një përgjigje nga qeveria deri në datën 10 mars.

 Kërkesat e bizneseve:

1.        Të hiqet kufizimi ligjor prej 0.5 Më i energjisë së rinovueshme për vetëkonsum dhe të lejohet në vlerë të barabartë me fuqinë e instaluar të operatorit ekonomik.

2.        Të realizohet matja e balancës e konsumit dhe emetimit të energjisë në bazë vjetore. Energjia e emetuar nga vetë prodhuesi që përfitohet nga OSHEE, duhet të ketë një çmim.

3.        Qeveria të krijojë një mekanizëm për subjektet prodhuese të industrisë ushqimore që furnizohen në tensionin 35 dhe 110 kv për të qenë në të njëjtat kushte si konsumatorët e tjerë të këtij sektori të cilët furnizohen në linjat e tensionit 6/10/20 kv, nëpërmjet furnizimit te tyre nga operatoret shtetërore ose përmes një instrumenti financiar kompensimi.

4.        Qeveria të krijojë një instrument financiar kompensimi për subjektet prodhuese që furnizohen në tensionin 35 dhe 110 kv për të qenë në të njëjtat kushte si konsumatorët e tjerë në linjat e furnizimit 6/10/20 kv.

5.        Të garantohen parametrat e cilësisë së furnizimit me energji elektrike/sipas standardeve të BE-se, evitimi i ndërprerjeve të shpeshta të furnizimit, veçanërisht luhatjet e tensionit të rrjetit të cilat janë mbi normat teknike të lejuara nga teknologjitë, makineritë dhe pajisjet e instaluara në biznese.

6.        Të stimulohen investimet dhe në Hidrocentrale duke përdorur potencialin e disponueshëm në vend të barabartë me 800/ 1000 Mëp.

7.        Të deklarohet nga qeveria data se kur do të bëhet funksionale Bursa Shqiptare e Energjisë;

8.        Investimet në prodhimin e energjive të rinovueshme për vetëkonsum, të financohen 50% me kontributin e qeverisë dhe të mbulohen financimet me kredi 100% e vlerës së investimit nga garancia sovrane;

9.        Për zbatimin e kërkesave të mësipërme, qeveria të formalizojë ngritjen e një grupi pune në përbërje të të cilit të ketë ekspertë nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe përfaqësues të organizatave të Biznesit.

Ora 19:22
Lufta në Ukrainë solli rritje të çmimit të energjisë, Rama: Jemi zotuar të mos prekim çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël

Rama tha se qeveria është zotuar dhe nuk do të prek çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël edhe pse lufta në Ukrainë solli rritje të menjëhershëm të çmimit të energjisë

"Jemi ndër vende shumë të pakta që nuk e kemi prekur çmimin e  energjisë. në të gjitha komunikimit që kam pasur me koleget në vigjilje të këtij samiti dhe në konferencën e sigurisë në Mynih çështja themelore ka qenë rritja e çmimeve të energjisë që në vend fqinje që nga Kosova dhe nderi në Greqi apo në Itali ka ndikuar fort në faturën e shpenzimeve të konsumatorëve familjarë, biznesit po e po. jemi zotuar që do të bëjmë çmos për të mbajtur nën kontroll çmimin e energjisë, sepse sigurisht jemi të vetëdijshëm për efektin që ai ka dhe për goditjen psikologjike që sjell në tërësi sidomos të konsumatorit dhe biznesi i vogël, për këtë kemi bërë një ndryshim rrënjësor të të gjithë skemës së trajtimit të eksperti dhe importit të energjisë dhe deri tani kemi arritur t'ja dalim, gjë që ndodh me një sforco të madhe nga qeveria", tha Rama.

Ora 19:21
Rama pas samitit të NATO-s: Jemi angazhuar që të mirëpresim ukrainasit që do largohen

 

Kryeministri Edi Rama thotë se janë angazhuar në samitin e NATO-s që të mirëpresin të gjithë ukrainasit që do të largohen nga Ukraina.

“Sot në samit jemi angazhuar këtë herë, e kanë bërë ketë gjë edhe vende të tjera, për të mikpritur dhe mirëpritur njerëzit familjarët që largohen apo do  largohen nga Ukraina që sigurisht për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është histori jonë, këta jemi ne, shqiptarët dhe kjo është pasuria që kemi detyrë tua trashëgojmë fëmijëve tanë si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij kombi. Siç e thash në këtë situatë dhe në këtë konflikt çështja e këtyre njerëzve do jetë në vëmendje të shumë vendeve”, tha Rama.