60-vjeçarja me 4 fëmijët e sëmurë
Do vras veten, s'kam me ç’ti ushqej

60-vjeçarja me 4 fëmijët e sëmurë<br />Do vras veten, s'kam me ç’ti ushqej
Ajo është Feruze Ruku, një grua e ve në qytetin e Fierit e cila jeton në shtëpi me 4 famijë të sëmurë mendorë. Prej kohësh në shtëpinë e 60-vjeçares mungon energjia elektrike, uji i pijshëm dhe ushqimi, duke kaluar kështu një jetë tepër të vështirë.

fier varferia

Në familjen e Feruzes nuk ka asnjë burim të ardhurash ekonomike përveç ndihmës sociale që marrin fëmijët, por ato nuk mjaftojnë as për të blerë ilaçet. Ajo thotë se fëmijët i kërkojnë për të ngrënë, por nuk ka asnjë gjë se çfarë t’u japi. E ndodhur në këtë situatë të vështirë ajo thotë se do të vras veten. “Lagështira, pa drita, pa ujë. Drita s’ka fare, pa ndihmë ekonomike, pa asgjë. Nuk kam t’u jap atyre. Nuk kam bukë, nuk kam drita. Të vijë t’i shikojë Bashkia, se kur vete unë nuk gjej njeri atje. Nuk kam lekë të blej të ilaçe. S’kam ça të bëj më, të vras veten. Të hidhem nga ballkoni” thotë 60-vjeçarja e lodhur nga mjerimi.


fier varferia

Ndonëse komshijtë rreth e rrotull mundohen ta ndihmojnë sadopak, kjo për një famile prej 5 personash është e pamjaftueshme, ndaj kryefamiljarja i bën thirje shtetit që të kthejnë sytë nga kjo familje dhe ti ndihmojë.  

Redaksia Online
(U.S/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit