60-vjetori i Ansamblit rikthen
Valdete Hoxhën e Merita Halilin

60-vjetori i Ansamblit rikthen<br />Valdete Hoxhën e Merita Halilin<br>
60-vjetori i themelimit të Ansamblit Popullor do të manifestohet me një Koncert Gala që do të jepet në Teatrin Kombëtar në datat 11 dhe 12 nëntor. Ky koncert ka rikthyer në skenë këngëtarë dhe valltarë të njohur të viteve ‘80-’90. Prezantimi i koncertit u bë në konferencë për mediat nga drejtoresha e Teatrit të Operës dhe baletit Zana Çela, ku ishin të pranishme edhe Valdete Hoxha dhe Merita Halili që jetojnë aktualisht në Amerikë.

“Jam shumë e emocionuar që ndodhem sonte në 60 vjetorin e Ansamblit Popullor. Në 72 unë direkt fillova në Ansamblin e Shtetit dhe vazhdova me vite me vite si brenda shtetit ashtu edhe jashtë shtetit dhe jam krenare që ndodhem në këtë 60 vjetor”, është shprehur Valdete Hoxha

“Në këtë ansambël unë kam filluar që në moshën 16 vjeç dhe për mua perfromanca që do të jetë nesër dhe pasnesër do të jetë një nga performancat më të mira dhe më me emocion”, tha Merita Halili

Ku 60-vjetor përjetohet ndryshe nga valltari i njohur Rexhep Çeliku që ia ka dedikuar gjithë jetën e tij këtij ansambli.

“Ansambli do të thoja që unë kur ka ardhur  në moshë të re para 47 vjetësh ka qenë me një trup të madhe prej 92 artistësh, kurse sot janë pothuajse gjysma e atij ansambli, megjithatë edhe pse është gjysma bëri një punë të nderuar, shumë të madhe”, tha Celiku

Koncerti do të shoqërohet edhe nga kori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore që mori pjesë në “Harmonie Festival 2005” në Limburg të Gjermanisë dhe u vlerësua me çmimin e dytë. 

[gallery]24631[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online