Azilkërkuesit/ DW: Rama ‘shpëton’ Merkel, marrëveshja për negociatat

Ujku është i ngopur, delja e paprekur,”-kështu shkruan transmetuesi publik gjerman Deutche Welle. Në një shkrim të fundit, DW thotë se Shqipëria mund të kthehet në vendin pritës për azilkërkuesit që i drejtohen BE-së. Nga ana tjetër në artikull thuhet se nëse Shqipëria pranon refugjatët atëherë bind vendet skeptike në prag të hapjes së negociatave.  

Shkrimi i plotë i Deutche Welle:

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe kancelari austriak Sebastian Kurz kanë sugjeruar javët e fundit, që në vendet jashtë BE-së të vendosen qendra pritjej, por brenda Europës.

Zëdhënësi i qeverisë austriake, Peter Launsky-Tieffenthal ka thënë për Deutche Ëelle se mes qeverisë shqiptare dhe vendeve të tjera po kryhen bisedime.

Por Endri Fuga, këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, shef i Komunikimit të qeverisë, ka mohuar çdo negociatë për këtë çështje.

Opozita shqiptare nga ana tjetër pretendon se qeveria kërkon të hapë qendra pritjeje me shpresën se në këtë mënyrë do shpejtojë procesin e hyrjes në BE.

Status quo

Aktualisht, azilkërkuesit po emigrojnë përgjatë asaj që njihet si rrugë ballkanike drejt BE-së.

Shumica përpiqen të arrijnë në BE përmes Detit Adriatik, megjithëse Italia, Malta dhe Greqia ngurrojnë të marrin një numër të madh azilkërkuesish. Anëtarët e BE, përfshirë dhe Gjermaninë, janë të etur për të parë që azilkërkuesit e refuzuar të riatdhesohen shpejt. Pra, ku ndodhet Shqipëria në këtë panoramë?

Shqipëria ndodhet përgjatë rrugës Ballkanike aty ku kalojnë shumica e azilkërkuesve. Porti i Durrësit ka kapacitet të regjistrojë dhe të strehojë një numër të madh individësh mund të kalojnë detin dhe pastaj të shoqërohen në Shqipëri me anije nga agjencia kufitare Frontex. Në Shqipëri, këta azilkërkërkues s’kanë të drejtën e azilit, ata mund të riatdhesohen.

Vendi ka disa përparësi nga perspektiva e BE-së. Ai nuk është anëtar i unionit, që do të thotë se rregullat e Shengenit që garantojnë kufijtë e hapur nuk zbatohen.

Dhe po ashtu, Shqipëria nuk është palë në marrëveshjen e BE-së në Dublin që përcakton udhëzimet për procesin e azilit. Është një vend anëtar i NATO-s dhe në Shqipëri po ndërtohet një qendër anti-terrori.

A është gati Shqipëria?

Shqipëria ka përvojë të mjaftueshme në strehim dhe kujdes për për refugjatët. Shqipëria strehoi mbi 1 milionë kosovarë  gjatë luftës Ballkanike në vitet 1998-1999.

Pas fluksit të refugjatëve në Evropë në vitin 2015, Shqipëria rriti kapacitetet e saj për të pritur emigrantë. Deri më sot, këto qendra pritëse mbetën të papërdorura.

Mediat shqiptare kanë raportuar se disa mijëra azilkërkues aktualisht janë në Shqipëri.

Neven Cërvenkovic, zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) për Evropën Juglindore, konfirmoi se që nga viti 2017, Shqipëria ka dyfishuar kapacitetin e saj për të strehuar azilkërkues.

Me shpresën për t’u integruar në BE, Shqipëria tashmë plotëson shumë nga standardet humanitare të unionit. UNHCR ka raportuar se Shqipëria i trajton mirë azilkërkuesit.

Ministri i Bendshëm Fatmir Xhafaj ka vizituar disa kryeqytete evropiane për takime bilaterale, ndër të tjera, mbi çështjen e migracionit. Të enjten, Xhafaj ishte në Berlin.

Si do të përfitonte Merkel nga marrëveshja?

Në takimin e tij të fundit me kancelarin austriake Kurz, Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer tha se e mbështet idenë e qendrave të pritjes jashtë territorit të BE. Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert nuk pranoi të komentonte këtë çështje në dritën e samitit të së dielës në BE në Bruksel.

Një marrëveshje e mundshme me Shqipërinë mund të ndihmojë në lehtësimin e tensioneve midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe Seehofer. Ajo do të plotësonte kërkesën e ministrit të Brendshëm që kërkesat për azil të delegoheshin jashtë BE, por të mbeteshin nën mbikëqyrjen e BE-së.

Partia e tij konservatore mund të përfitojë nga një marrëveshje e tillë në zgjedhjet e ardhshme shtetërore të Bavarisë, ku po përpiqet të shmangë alternativën ekstremiste të Gjermanisë (AfD). Dhe qeveria e koalicionit gjerman do të rimarrë stabilitetin.

Shqipëria do të përfitonte nga një marrëveshje e tillë. Duke hapur qendrat pritëse të BE-së, Shqipëria do të favorizojë pozicionin e saj në raport me forcat më konservatore BE-së, të cilët janë skeptikë për hapjen e negociatave të BE-së me vendin.

Shkrimi në versionin Anglisht në DW

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Varja: 22/06/2018 14:28

    Nuk i duam as azilantet as antaresimin ne BE.

    Përgjigju
  • Denis: 22/06/2018 12:35

    Nqs nisen anije me arab per ketej,do te kthehen mbrapsht duke marr me vete dhe ket qeveri te shkerdhyer,qe e lejoj te ndodhe

    Përgjigju
  • anonim: 22/06/2018 12:03

    Shqiperis nqs i hapen negoziatat duhet ti hapen per kushtin qe i ka plotesuar te gjitha kerkesat eBE,dhe asnje here te mos i nenstrohet presionit per te marre asilkerkues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)