6000 euro për të transportuar sirianë drejt BE-së, goditet grupi kriminal në Dibër! 8 arrestuar, 3 ‘detyrim paraqitje’ dhe 4 të tjerë shpallen në kërkim

Një grup prej 15 personash të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm nga Siria kundrejt fitimeve, në drejtim të vendeve të BE-së, është goditur nga policia e Dibrës. Në pranga janë vënë 8 persona, për 3 të tjerë është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit ‘Smuggling’, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, e cila ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për shtetasit si mëposhtë: Arjan Hoxha, 40 vjeç, banues në Krujë,Aleks Fida, 49 vjeç, banues në Tiranë, Afrim Gjoka, 28 vjeç,  banues në Tiranë, Aldi Muçmata, 24 vjeç,  banues në Kukës, Klodjan Duraku, 18 vjeç, banues në Kukës, Mirsat Omuri, 29 vjeç, banues në Kukës. U ekzekutuan masat e sigurisë në ambientet e IEVP për shtetasit : Shkëlqim Pula, 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe Mentor Kuka, 40 vjeç, banues Tiranë.

Janë shpallur në kërkim policor shtetasit :R.Gj., 23 vjeç, M.Z., 23 vjeç,  banues në Tiranë; dhe G.K., 28 vjeç, I.R., 43 vjeç, banues në Kosovë. Gjithashtu janë caktuar masat e sigurimit personal “Detryim paraqitje”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” , për shtetasit: P.K., 68 vjeç; K.K., 22 vjeç, dhe M.K., 33 vjeçe, banues në Tiranë.

Sipas policisë këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  ofronin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, shtetasve me origjinë siriane, të cilët ndiqnin itinerarin që fillonte nga Lindja e Mesme në drejtim të Turqisë, Greqisë, Shqipërisë,  me qëllim transportimin e tyre, ku kundrejt pagesave të cilat fillonin nga 6000 euro për person, iu premtonin kalimin nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia me destinacion vendet e BE-së.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma të konsiderueshme monetare, automjete të cilat përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj, aparate celularë dhe pasaporta të shtetasve huaj.  Janë identifikuar bazat e strehimit të emigrantëve në Tiranë dhe në Kosovë si dhe është bërë i mundur dokumentimi i transfertave të parave në euro të kryera ndërmjet këtyre shtetasve, ku nga analiza e ketyre transaksioneve vihet re se vlerat monetare janë transferuar nga Greqia, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Serbia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e lindjes, të cilat kapin vlerën e 36.912 Euro.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe kapjen e atyre të shpallur në kërkim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut