604 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 10,636 raste aktive me COVID! Shërohen 1,505 të tjerë

604 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 10,636 raste aktive me COVID! Shërohen 1,505 të tjerë

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 604 raste të reja me koronavirus nga 2,962 testime të kryera. Fatkeqësisht 3 persona nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Durrësi 65 vjeç dhe dy qytetarë nga Tirana të moshave 71- 76 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajim mjekësor 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 1,505 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 252,982 që nga fillimi i epidemisë. 

Sakaq, në të gjithë vendin janë 10,636 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë, numri i viktimave dhe infektimeve ka rënë.

Rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 222 në Tiranë, 33 në Berat, 30 në Sarandë, 27 në Fier, 26 në Durrës, 25 në Lushnje, 24 në Vlorë, 23 në Gjirokastër, 21 në Shkodër, 12 në Elbasan, 11 në Krujë, 10 në Kuçovë, 9 në Kamëz, 8 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Peqin, Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Poliçan, nga 5 qytetarë në Dropull, Delvinë, Divjakë, Kavajë, Kurbin, Korçë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Mat, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Gramsh, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Shijak, Lezhë, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, nga 1 qytetar në Finiq, Konispol, Himarë, Bulqizë, Dibër, Tropojë, Has, Pukë. 

Statistika (10 Shkurt 2022) 
Raste të reja ditore          604
Të shëruar në 24 orë       1505
Të shtruar në spitale       124
Humbje jete në 24 orë    3
Testime ditore                 2962 

Testime totale                1,704,867
Raste pozitive                 267,020
Raste të shëruara             252,982
Raste Aktive                    10,636
Humbje jete                     3,402 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             3651
Fier                 1414
Shkodër          1014
Vlorë               916
Gjirokastër      801
Elbasan           750
Berat                684
Lezhë               453
Korçë               362
Durrës              290
Kukës               233
Dibër                68

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!

Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!