60-vjetori e gjen teatrin ‘Petro Marko’ në Vlorë të rikonstruktuar! Artisitët bëhen bashkë, regjisori Bundo: Kam shumë kujtime këtu

60 vjetori i teatrit "Petro Marko" në Vlorë bëri bashkë në sallën e madhe aktorë dhe regjisorë të skenës së teatrit. Me nostalgji regjisori Leka Bundo kujton themelimin e teatrit “Petro Marko”.

"Në atë kohë Vlora vinte nga një teatër amator dhe ishin të paktë aktorët me shkollë të arsimuar  dhe detyra jonë që sapo kishim dalë nga bankat e shkollës ishte për të ujitur profesionalizmin në teatër. Unë jam fatlum që kam punuar me Liza Laskën, Bert Verrinë, Agim Shukën. Kam shumë kujtime prej këtij teatri”, thotë Bundo.

Ishte vetëm 18 vjeç kur u ngjit në skenën e teatrit, por sot aktori Vasillaq Gode rrëfen emocionet e skenës.

“Shumë emocione, sepse kur kam hipur në këtë skenë kam qenë 18 vjeç, prisja të isha bashkë me ish kolegët e mi që nuk jetojnë sot, u ndritë shpirti, por janë të mëdhenj dhe mbeten të mëdhenj”, u shpreh Gode.

Teatri “Petro Marko” pas dy dekadash vjen me një pamje të re.

"Është një emocion i veçantë që të rinovimin këtë strukturë në këtë 60 vjetor, 60 vjet histori, 60 vjet gjurmë e rëndësishme në artin shqiptar dhe që nga sot e në vazhdim dhe një ambient tjetër që do ti bëjë këta njerëz të punojnë në kishte më njerëzore dhe të gjithë qytetarë e apasionuar të kenë kushte më dinjitoze për të ndjekur artin”, tha kryebashkiaku Dritan Leli.

Në një spektakël emocionesh mes kujtimesh për më shumë se dy orë publiku vlonjat duartrikiti dhe njëherë artistët që Vlorën e ngritën në olimpin e artit shqiptar.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja