Nga Korça ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi shembja e aksit rrugor Korcë- Ersekë, ende në fazë ndërtimi do të jetë pjesë e analizës me Drejtorinë e Policisë së këtij qyteti.
Pyetje: Përsa i përket udhëtimit, ju do të shkoni direkt në Ersekë, pasi keni analizën. A mendoni se duhet të kishin filluar hetimet për sa i përket segmentit të ri, i cili ka pësuar shembje?
Ministri Balla: Patjetër, edhe për këtë çështje do të diskutojmë gjatë mbledhjes që kemi.
Traseja e rrugës Korcë-Erseke, u shemb më 17 shkurt në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit – Mollas’. Rruga e re Korce-Erseke po ndërtohet nga kompania “A. N. K.”, ndërsa prokurorues është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në vitin 2022, për Lotin e Dytë janë dhënë mbi dy miliarde lek nga buxheti i shtetit (2,164,693,349.44).
Pronari i kompanisë A.N.K rezulton me 100 % të aksioneve Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola. Ndërkohë kompania A&E ENGINEERING, është në pronësi të Entela Çanos, me 100% të aksioneve, kompania e së cilës do të bënte mbikqyrjen e punimeve.
Në një intervistë për Report Tv inxhinieri Romeo Nazarko tha dje se është ndryshuar gjurma me qëllim rritjen e kostos së projektit. Duke risjellë në vëmendje, projektin e vitit 2010, Nazarko tha se ndryshimi i tij në vitin 2020, u miratua duke anashkaluar projektin e vitit 2010.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali i rrugës Korçë-Ersekë, dyshimi i korrupsionit fillon gjithmonë nga firma që bën supervizionin dhe roli i ARRSH-së
24 Shkurt, 15:03
-
Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, inxhinieri Nazarko: U ndryshua gjurma për t’i rritur vlerën projektit, është 5-fishuar! Nëse arnohet, s’ka garanci, duhet urë
22 Shkurt, 14:16
-
Report Tv në aksin Korçë-Ersekë, pamjet e shembjes masive! Plasaritje në gjithë aksin dhe muret mbrojtëse, rrezikohet rrëshqitja e dherave
20 Shkurt, 11:50
-
Shembja e rrugës së re Korçë-Ersekë, PD: SPAK të hetojë! Kompania ndërtuese, e vëllait të ish deputetit të PS
19 Shkurt, 09:09
-
Rruga e re Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, kallëzim penal në SPAK ndaj ARRSH-së, kompanive A.N.K dhe A&E ENGINEERING e bashkisë Kolonjë
18 Shkurt, 19:02
-
Shembje masive në rrugën e re Korçë-Ersekë! Qarkullimi i makinave devijohet në rrugën e vjetër
17 Shkurt, 17:32
-
Në qershor përfundon ndërtimi i aksit Korçë-Ersekë! Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit: Një vepër madhore për turizmin
19 Shkurt 2023, 08:39
-
Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, përfundon aksi Qafa e Qarrit-Mollas! Rama: Do të vihet në përdorim shumë shpejt
11 Shkurt 2023, 09:46
-
Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë, Rama: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta, investim me rëndësi ekonomike dhe turistike
6 Janar 2023, 16:21
-
Rama publikon fotot nga aksi rrugor Korçë-Ersekë: Në fillimit të sezonit dimëror, gjysma e rrugës do të përshkohet në shtratin e gjurmës së re
15 Shtator 2022, 08:30
-
Rruga Korçë-Ersekë, PD: Për 4 kilometra do shpenzohen 20 milionë euro! Vjedhje e tmerrshme
1 Tetor 2020, 14:28
Lere e djalloset yyyyyyyyyy
PërgjigjuO kriminel o llum kendo padisesh o ps vetveten???!!
PërgjigjuNe Shqiperi hetimi si duket qenka ne kompetence te ministrit te brendshem qe e diskuton kete pune neper dreka e darka rruges me ca sharlatane police. Ndoshta "ftojne" edhe prokurorine e cila sipas Kushtetutes kryen hetime dhe perfaqeson akuzen ne shtet. Estrade po Ballshi ama!
PërgjigjuI bie te hetoni veteveten, absurditet. hetimet duhet te nisen nga Spak ai eshte pak me shume i besueshem.
PërgjigjuKapsi ka nje jave qe ka merre ne dore padine per shembjen e rruges