SHBA - Denald Eugene Miller Jr ka qenë i zhdukur për 20 vjet dhe tani pasi u shfaq përsëri iu deklarua se do të mbetet "ligjërisht i vdekur".

61-vjeçari u zhduk nga Ohajo në vitin 1986 dhe që prej atij viti gruaja kërkoi që gjykata ta deklaronte të vdekur në mënyrë që ajo të përfitonte ndihmë ekonomike për dy fëmijët e saj.

Miller u kthye në Ohajo në vitin 2005 dhe u informua nga prindërit dhe rreth "vdekjes" së tij.

61-vjeçari i kërkoi gjykatës që të ndryshonte vendimin duke i thënë se atëherë kishte qenë i alkoolizuar dhe nuk dinte se çfarë të bënte pasi kishte humbur punën.

Miller gjithashtu kishte thënë se dëshironte të jetonte përsëri jetën e tij. Por, gjykatësi refuzoi kërkesën duke i thënë  se ekziston një kufi prej 3 vitesh që të apelojë një vendim me vdekje.

Gjykatësi gjithashtu pranoi se kjo ishte një situatë e çuditshme.


(v.gj/shqiptarja.com)