Prokuroria për Krimet e Renda i ka dërguar një letërporosi Prokurorisë së Livornos për drogën e kapur ne Portin e Durrësit. Hetuesit kërkojnë nga autoritetet italiane të njihen me praktiken e ndjekur për kontrollin e kontenierit në portin e Livornos pasi kanë dyshime mbi dokumentacionin që shoqëronte mallin.
/Shqiptarja.com
Hetuesit kanë dyshime se, dokumentacioni që është paraqitur në doganën shqiptare është dorëzuar për të shmangur procedurën e kontrollit të kontenierit ku fshihej sasia prej 613 kg kokaine.
Droga e nisur nga Kolumbia kaloi në disa porte në Europë mes tyre ne Livorno, para se të mbërrite në Durrës dhe bllokohej. Deri tani të arrestuar janë vetëm dy persona, shoferi dhe administratori i kompanisë, ndërsa pronari është në kërkim.
d.b/shqiptarja.com











