613 kg kokainë/Vasili: Prokuroria të
hetojë kush e la “peshkun e madh” të ikë!

613 kg kokainë/Vasili: Prokuroria të<br />hetojë kush e la “peshkun e madh” të ikë!<br>
Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka lëshuar sot akuza ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sipas tij, në rast se nuk nis hetimin se kush e lejoi largimin nga Shqipëria të Arbër Çekajt, që dyshohet si personi kyç që qëndron pas drogës në fjalë, rrezikon të bëhet bisht i qeverisë për pengimin e hetimeve.

Vasili e ka vënë theksin edhe të deklaratat që sipas tij kanë qenë kontradiktore mes ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama, nëse kapja e drogës ishte bërë në bashkëpunim apo jo me agjencitë e huaja.

Shkruan Vasili në Facebook:

Prokuroria te zbardhe se pse qeveria mbrojti peshkaqenet e medhenj te 613 kg kokaines ne kembim te disa cironkave.

Pse nuk heton prokuroria se per ç'qellim kryeministri beri deklarata krejt te kunderta ne raport me ministrin e brendshem per bashkepunimin me partneret nderkombetare.

Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit te peshkaqeneve te medhenj te rrjetit kriminal te 613 kg kokaine apo 180 milion euro dhe devijimit te vemendjes drejt cironkave, qe e lene rrjetin kriminal te paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik.

Pse nuk heton kush e lejoi kete Arber Çeken te ikte nga Shqiperia kur kish dyshime, precedente etj etj...

Pse nuk heton prokuroria se pse qeveria ne momentin e zbulimit te droges nuk kerkoi pranine e sherbimeve partnere nderkombetare per vazhdimin e operacionit me qellimin e vetem zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqeneve te vertete dhe jo cironkave te lena enkas.

Zbardhja e ketyre ceshtjeve eshte vija ndarese mes nje prokurorie qe lufton pa kompromis drogen,qe godet peshkaqenet dhe jo cironkat dhe asaj prokurorie qe behet bisht i qeverise qe mbron trafikun e droges dhe peshkaqenet drejtues te saj.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin