613 kg kokainë, Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin e Arbër Çekajt nga Gjermania

Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin nga Gjermania të Arbër Çekajt i akuzuar si njeriu që porositi ngarkesën me 613 kg kokainë nga Kolumbia në Portin e Durrësit.

Prokuroria e Krimeve të Renda i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë që kjo e fundit të vihet në lëvizje për nisjen e procedurave për të kërkuar ekstradimin e Çekajt. Ekstradimi Cekaj do të vendoset nga Gjykata e Dysseldorfit. Çekaj u arrestua javën e kaluar si person i dyshuar për trafikun e sasisë rekord të kokainës të kapur në 28 shkurt në kapanonet e Arbri-Garden në Maminas. 

Në kërkesën e saj Krimet e Rënda i kanë dërguar bashkangjitur masës së sigurisë për Çekajn edhe materiale të tjera. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë bëri me dije se dosja po bëhet gati dhe do niset në Gjermani.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025

Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha në 2025