613 kg kokainë në Durrës, Rama ndryshon qëndrim: E kapëm në bashkëpunim me Italinë

613 kg kokainë në Durrës, Rama ndryshon qëndrim: E kapëm në bashkëpunim me Italinë

Në foto kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga qëndrimi i shprehur pak orë pas kapjes së 613 kg kokainë në kapanonin e "Arbri-Garden" muajin e kaluar në Maminas të Durrësit, kur tha se sasia rekord e drogës u zbulua nga autoritetet shqiptare. Gjatë një interviste për gazetën gjermane "Die Wielt" Rama ka dhënë një version tjetër, duke u shprehur se droga u sekuestrua në bashkëpunim me policinë italiane.  

"Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? “Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëhere duhet të ketë shumë më shumë se aq.” Shikoni numrat që vijnë nga Roterdami apo Hamburgu dhe porte të tjera. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qëndra", është shprehur Rama

WELT: Gjithsesi, raporti vjetor i Europolit ishte kritik. 
Kryeministri Edi Rama: Nuk mendoj se Shqipëria është qëndra e ndonjë gjëje. Sigurisht, kanabisi ishe i tmerrshëm për ca kohë, por ne e zgjidhëm këtë problem. U deshën tre vjet dhe nuk qe e lehtë, por të thuash që të gjithë konsumuesit e kanabisit në Hollandë varen nga ne është paksa e rrezikshme. Dy javë më parë, sekuestruam 600 kilogramë kokainë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Cili ishte reagimi? “Nëse sekuestrohen 600 kilogramë, atëhere duhet të ketë shumë më shumë se aq.” Shikoni numrat që vijnë nga Roterdami apo Hamburgu dhe porte të tjera. Nëse diçka sekuestrohet këtu, nuk do të thotë që ne jemi qëndra. Për çdo trafikant droge shqiptar të arrestuar, ne gjejmë qindra numra me kode ndërkombëtare në telefonat e tyre. Është krim i organizuar europian. Shqipëria është pjesë e tij. Është shumë e lehtë të akuzohet Shqipëria. Ndodh gjithmonë kështu. Kur Bullgaria donte të anëtarësohej në BE u quajt shteti që deshi të vriste Papën. Rumunët u akuzuan se depërtuan në Europë me prostituta të mitura. Gjithmonë të vendoset një etiketë e tillë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemja: 25/04/2018 23:39

    Kokaina e Ed rames u kap me ndihmen e trafikantit te penduar Tahirit

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 28/03/2018 17:35

    O edi rama po pse sdole të përgëzoje djemt trima të kosovës që i treguan vëndin sërbit. Respekt për Spartak Ngjelën . Turp për ju me shok

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)