Avokati i Çekajt në Report Tv: Prokuroria montazh provave! Ka 2 universitete dhe njeh 4 gjuhë të huaja, s'është 'peshku i madh' (VIDEO)

TIRANË- Avokati i Arbër Çekajt, Dritan Jahaj ka deklaruar se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka montuar provat me qëllim për ta nxjerrë 'peshk të madh' për sasinë e 613 kg kokainës, të kapur në kompaninë e tij në Maminas.

Në studion e emisionit 'Repolitix' në Report Tv, Jahaj është shprehur se përgjimet në dosjen e prokurorisë ku janë bazuar për të dhënë pretencën për 21 vite burg, janë të montuara duke marrë copëza bisede në kohë të ndryshme dhe i nxjerrë jashtë kontekstit. Për Jahajn, mjafton të hetosh figurën e Cakajt, për të kuptuar që ai nuk mund të jetë një "bos droge" siç pretendohet, pasi është një person me dy universitete dhe njohës i katër gjuhëve të huaj.

Ai ka zbuluar gjithashtu në studion e Report Tv se arsyeja se përse ai nuk mori azilin politik në Gjermani ka qenë pikërisht garancia e dhënë nga autoritetet shqiptare se do të krijohej Gjykata e Lartë brenda 3 muajsh, por sipas tij kjo rezultoi një mashtrim duke qenë se ka kaluar më shumë se 6 muaj dhe ky institucion nuk është ngritur ende.

Nga ana tjetër, ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj tha se pas tij "fshihet politika" dhe policia me qëllim nuk e ka përfunduar operacionin për të mos shkuar në gjurmët e 'peshkut të madh'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Avokati: Arbër Çekaj njeh 4 gjuhë të huaja dhe ka 2 universitete...s'mund të jetë 'bos droge'! Replikon Rusta: Kjo është 'punë profesorësh'

Avokati i Arbër Çekaj, Dritan Jahaj ka deklaruar se klienti i tij nuk mund të jetë kurrsesi një bos droge. Në studion e Report Tv, ai ka deklaruar se Arbër Çekaj është një njeri shumë i realizuar, me 4 gjuhë të huaja dhe me dy universiteti. Mjafton për të parë disa detaje, shprehet avokati, për të mjaftuar që ai nuk mund të jetë një "bos droge".

"Arbër Çekaj njeh 4 gjuhë të huaja dhe ka 2 universitete, si mund të jetë "bos droge", tha Jahaj, teksa replikoi gazetari Arsen Rusta, i cili tha se "kjo punë është për profesorët".

Ora 22:09
613 kg kokainë/ Rusta: Arbër Çekaj i njohur për shtetin shqiptar, i financoi kompaninë

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka deklaruar se kompania e Arbër Çekajt, ku u gjetën 36 kg kokainë në Maminas është e financuar nga shtetit. Në studion e emisionit 'Repolitikx', Rusta tha se Çekaj është një personazh i njohur për shtetit shqiptar sepse 7 dhomat e pjekjes së kësaj kompanie janë financuar nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, në varësi të ministrisë së Bujqësisë.

"A e dini ju se kompania e Arbër Çekaj është e financuar nga shteti, (Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural) AZHBR. 7 dhomat e pjekjes së bananeve është një investim nga shteti shqiptar", bën me dije Rusta.

Ora 21:56
Rrëfehet avokati i Arbër Çekajt: Garancia që morëm për rikthimin në Shqipëri...rezultoi mashtrim

Avokati i Arbër Çekaj, Dritan Jahaj ka rrëfyes se arsyeja se përse klienti i tij vendosi të rikthehej në Shqipëri dhe të mos përfitonte azil në Gjermani, është pikërisht garanti që ka marrë nga drejtësia shqiptare se brenda 3 muajsh do të ngrihej Gjykata e Lartë.

"Morëm garanci nga autoritet shqiptare se gjykata e Lartë do ngrihet brenda 3 muajsh, e ka thënë para 6 muajsh. Prandaj u rikthye në Shqipëri dhe nuk ndenji në azil në Gjermani", tha Jahaj.

Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se Prokuroria ka bërë një hetim sipërfaqësor me qëllim që të mos shkojë tek personat konkretë që janë porositësit e drogës.

"Unë jam këtu bashkë me ata dy person që kanë formuar "grupin e strukturuar", me Donald Lushajn që paguhej 300 mijë lekë ( të vjetëra) dhe Armando Pezaku po me 300 mije lekë. Kishin fuqi të sillnin 600 kg kokainë? Nuk ka dashur që të shkojë në personat konkretë", tha Jahaj.

Ora 21:50
Ish-drejtuesi i policisë: Pas Arbër Çekajt fshihet politika

Ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj në studion e Report Tv ka deklaruar se policia ka bërë një operacion gjysmë sa i përket kapjes së 613 kg kokainë në kontenierin me banane. Hajdarmataj tha se e gjitha kjo është një goditje politike.

"Operacioni është ndërprerë në gjysmë dhe janë tre veta në burg që për mendimin tim me këto prova që kemi sot, janë të vakëta. E gjithë qeveria u mbrojt për Dibrën dhe tani merr bazën kryesore e një përgjimi, që për mua ka vlerë kur është në kohë dhe në hapësirë ose të çon në arrestimin në flagrancë. Prokuroria duhet t'i pyesë persona që ka komunikuar Lushaj gjatë kësaj dite. A është hetuar Arbër Cekaj për pasurinë që ta kuptojmë a është ky "bos droge".Ka goditje politike. Nuk asnjë lloj shansi  që të fusë këtë sasi kokaine pa marrë garanci deri në majat e politikës", tha Hadarmataj.

Ora 21:21
Avokati i Arbër Çekajt në Report Tv: Prokuroria ka montuar provat, e vërteta e bisedës telefonike me 'menaxherin'

Avokati i Arbër Çekaj, Dritan Jahaj ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Krimeve të Renda, sipas së cilit kanë montuar të gjithë faktet me qëllim nxjerrjen fajtor të klientit të tij. I ftuar në studion e Report Tv, Jahaj ka deklaruar se organi i akuzës ka montuar bisedën e bërë me Donald Lushaj, madje sipas tij edhe roli i këtij të fundit është i pasaktë. Jahaj shprehet se hetimi për këtë çështje është bërë shumë sipërfaqësor dhe jo thellues.

"27 shkurt 2018 ka ndodhur biseda. Kjo bisedë që është siguruar nga prokuroria, që për ne nuk jepindicit që kërkon të japë Prokuroria. Kjo bisedë nuk ekziston, është marrë një fjali në një moment të caktuar dhe janë bashkuar. Nuk ekziston ky komunikim i tillë. Nuk është rrjedhëse momentale,por është bashkuar me përgjigjen e Donaldit në një moment tjetër. Ka qenë jashtë, për blerjen e disa mobilieve për shtëpinë. Kam biseda të tjera, nuk është nxjerrë rrjedha. Duhet ta saktësojmë që Donaldi nuk është administrator, ka një ekstrakt QKR, tani e nxorën menaxher, por Donaldi ka qenë shofer. Ai është marrë me shpërndarjen e bananes në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka asnjë provë që e implikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë", u shpreh Jahaj.

Biseda mes Arbër Çekajt dhe Donaldo Lushajt
Arbër Çekaj: Çfarë po bëni?
Arbër Çekaj: Me kë je aty?
Donaldo Lushaj: S'kanë gjë në dorë këta
Donaldo Lushaj: Po presin me ardh nga Tirana
Arbër Çekaj: Kush ka në dorë
Donaldo Lushaj: Me tosin jam
Arbër Çekaj: Me ardhë pse
Arbër Çekaj: A e kontrolluan
Arbër Çekaj: Ai që fola me të tha jam nga Tirana
Donaldo Lushaj: Po me firmos proces verbalin ata që ishin në kontroll
Donaldo Lushaj: Ata po presin qe fole ti
Arbër Çekaj: Anti narkotiku
Donaldo Lushaj: Me ardhme firmos
Arbër Çekaj: Po a jane normal pse ikën pa firmos
Arbër Çekaj: Kush jau ka numrat
Arbër Çekaj: Nuk është Arlindi
Donaldo Lushaj: Jo ka ik Arlindi, se njëherë thanë mbaruam
Donaldo Lushaj: Se di është e ngatërrume
Donaldo Lushaj: Veç po flasim kur të shkoj te puna.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 21/11/2019 10:16

    Po qfar avokat k...që ekspozohet me lloj emra e lëndë të ndryshme në programe tv, PO të ishte në perendim nuk do punoje kurr më jo vetem avokat...!

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/11/2019 07:17

    Nqse atehere eshte peshk i vogël të dali publikisht të thotë emrat e peshqve të medhenj. Pse nuk e bën?

    Përgjigju
  • Delinquenti: 21/11/2019 06:48

    O avokat leshi SE POLITIKA E KA PERDOR PER INTERESAT E VETA DHE E KA PRANU ATE PUN SE NUK I KA BO LEKET LE TE SHKOJE KE VEN I QENIT OSE SE KA KELLQE LE TI QISI EMRAT DHE PRAP KE VENI QENI DO TE SHKOJ.

    Përgjigju
  • Gimi: 21/11/2019 01:51

    Po rrini o tropojane,,merruni me berra,,se do kalbeni burgjeve....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë