MAMINAS - Report TV ka mbërritur sërish sot pranë magazinës së “Arbri-Garden” në Maminas, ku një ditë më parë
u zbulua sasia rekord prej 613 kg kokainë, e ardhur me kontenier nga Kolumbia, nën kamuflazhin transportimit të bananeve. Siç raporton i dërguari i
Report Tv në Maminas, gazetari Driçim Çaka, kamioni i cili mori ngarkesën në Portin e Durrësit qëndron i palëvizur në kapanonin e “Arbri-Garden”, pasi do t’i nënshtrohet ekspertizës për shenjat e gishtërinjve dhe provave të tjera shtesë.
Oficerë të Policisë së Shtetit mbajnë në vëzhgim 24 orë kamionin. Ata nuk lejojnë asnjë person t’i afrohet automjetit. Po mbahet në vëzhgim jo vetëm kamioni me kokainë, por edhe disa persona të tjerë. Në momentin e skanimit në Portin e Durrësit kontenieri i kokainës është klasifikuar me ngjyrë portokalli, çka do të thotë se aty nuk është konstatuar asgjë e kundraligjshme.
Report Tv ka mësuar se dyshimet e policisë janë shtuar kur pranë autoritetit portual ka mbërritur shoferi i Arbri-Garden, Armando Pezaku, i cili ka kërkuar që të marrë në dorëzim ngarkesën me kamionin me targa
DR 1938 E duke iu kujtuar autoriteteve se kontenieri i ishte nënshtruar kontrolleve me skaner në Itali dhe për këtë arsye nuk është i nevojshëm një rikontroll në Durrës. Pasi ka kaluar në skaner, kokaina nuk është konstatuar, por dyshimet e policisë se në kontenier ndodhej ngarkesë e paligjshme kanë qenë mjaft të mëdha.
Nisur nga këto dyshime, policia ka mbajtur në vazhdim ngarkesën derisa është marrë në dorëzim nga përfaqësuesit e Arbri-Garden dhe është dërguar në kapanon, në Maminas. Policisë i është dashur ndihma e shërbimit zjarrfikës për të çarë me mjete prerëse dyshemenë e dyfishtë të kontenierit ku edhe u zbuluan 613 kg kokainë e ndarë në 528 pako të cilat kishin mbishkrime me kodet e trafikantëve.
Prokuroria ka vendosur sekuestrimin e pronave të “Arbri-Garden”. Gjithashtu po kryhen edhe disa verifikime të tjera të pronarit të shpallur
në kërkim Arbër Çekaj, i cili mendohet se fshihet në Gjermani. Arbri-Garden ka edhe
dy kontenierë të tjerë në Portin e Durrësit, të cilët pritet t’i nënshtrohen skanerit, por edhe kontrolleve të imtësishme të Policisë së Shtetit.
Redaksia Onlinel.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.2%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 2857
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat se drejtohen nga PS, flet Kulluri i 'Djathtas 1912': Nuk komentoj marrëzitë e Berishës! Nxori edhe presidentin e SHBA të shitur te Rama
14 Janar, 17:57
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
Spektakël në Ohër, flet për Report Tv sërfisti fluturues: Kur fillon era, lë punën e çdo gjë, dal në liqen! E kisha në gjak që fëmijë, e mësova në Itali
14 Janar, 17:46
-
Blinken: Izraeli duhet të pranojë një Gazë të bashkuar me Bregun Perëndimor nën një autoritet palestinez të reformuar
14 Janar, 17:37
-
'Në çdo pasqyrë na sheh mëkati’, promovohet libri i Preç Zogajt, krijimtaria poetike e 40 viteve vjen në një përmbledhje
14 Janar, 17:29
-
Kreu i Burgjeve vizitë zyrtare në SHBA, diskutohet e ardhmja e sistemit të burgjeve në Shqipëri dhe modernizimi
14 Janar, 17:27
-
Libri me kujtime i Aredin Shytit: "E keqja e madhe” e ka emrin Sali Berisha
14 Janar, 17:12
-
Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e bujqësisë dhe financave
14 Janar, 17:07
-
Moti i keq/ Rinis nesër mësimi në 37 shkollat e qarkut të Kukësit, probleme me energjinë! Ja akset e pakalueshme (VIDEO)
14 Janar, 17:06
-
Dëshmia e Dumanit te GJKKO, reagon Nasip Naço: Mashtrim për të denigruar integritetin tim, drejtësia të hetojë, masa ndaj personave të përfshirë!
14 Janar, 16:51
-
Juventusi luan sot në Bergamo me Atalantën, Motta: Kjo situatë na ka mërzitur
14 Janar, 16:51
-
'Krimi shqiptar vazhdon të fitojë terren', Kryeprokurorja belge: Po ndihmojmë SPAK të godasë 'bosët', me drejtësinë shqiptare po ndjekim paratë!
14 Janar, 16:45