Lejuan shfrytëzimin e gurëve dekorativë në malin e Tomorrit, arrest shtëpie për kreun Agjencisë së Zonave të Mbrojtura të Beratit e 2 të tjerë

Policia e Beratit ka vijuar hetimin e thelluar për vënien para përgjegjësisë të personave zyrtarë që janë përgjegjës për dëmtimin e zonës së mbrojtur të malit të Tomorit, tek i cili disa muaj më herët u zbulua kantier për nxjerrjen e gurëve dekorativ krejtësisht në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në malin e Tomorit në nëntor të vitit të kaluar, ku u arrestuan 3 persona dhe u shpallën në kërkim 5 administratorë subjektesh për dëmtimin e zonës së mbrojtur, këtë të diel, (23 mars) Policia e Beratit njofton se janë ekzekutuar 4 masa të tjera sigurie, të caktuara me vendim gjykate, në akuzë për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim. 

Në arrest shtëpie janë Fatos Nako, drejtor i Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Berat, Servet Hoxha, përgjegjës monitorimi pranë AZDM Berat dhe Ledian Hasanaj, po ashtu përgjegjës i ADZM Berat. Ndërkohë, detyrim paraqitje u caktua për një 58-vjeçar, specialist i zonës në Komisariatin e Skraparit. 

Për këtë rast, në muajin nëntor 2024, policia arrestoi 1 administrator subjekti, vëllain dhe kushëririn e tij, pasi u kapën duke larguar 1 mjet ekskavator me të cilin dyshohet se kishin nxjerrë gurë dekorativë. Gjithashtu u shpallën në kërkim 5  administratorë subjektesh. Në atë kohë, në Prokurorinë e Beratit u referuan materialet për drejtorin dhe përgjegjësin e AZDM Berat, dhe në kuadër të hetimit të kryer, gjykata pranoi kërkesën e organit të akuzës për lëshimin e masave të i sigurisë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Macron takohet me Zelenskyn: 2 miliardë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën! Sanksionet ndaj Rusisë? Ende herët për të folur për heqjen e tyre

Macron takohet me Zelenskyn: 2 miliardë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën! Sanksionet ndaj Rusisë? Ende herët për të folur për heqjen e tyre