TIRANE-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën per liri te dy personave të vetëm të arrestuar për 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës pak javë më parë.
Për Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun është lënë në fuqi masa e arrestit me burg pa afat. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura te Krimet e Rënda, ndërsa administratori Lushaj dhe shoferi Pezaku kanë hedhur poshtë akuzat.
Administratori dhe shoferi i kompanisë ‘Arbri Garden’ janë të vetmit të arrestuar për kokainën, ndërsa pronari i kompanisë është shpallur në kërkim. Ai ndodhet në Gjermani, ndërsa ka mohuar përfshirjen në trafikun e kokainës.
d.b/shqiptarja.com
Komente












