613 kg kokainë, shoferi dhe administratori kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë, avokatët: S’ka prova

613 kg kokainë, shoferi dhe administratori kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë, avokatët: S’ka prova

Donald Lushaj dhe Armando Pezaku

Dy personat e vetëm të arrestuar për trafikun e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri kërkojnë lirimin nga burgu. Avokatët kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë për shoferin Armando Pezakun dhe administratorin e kompanisë ‘Arbi Garden’ Donald Lushaj.

Avokatët kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, pra lirimin nga burgu të dy të arrestuarve. Avokatët në rekursin e dorëzuar argumentojnë se nuk ka asnjë provë që dy të arrestuarit janë përfshirë në trafik droge.

Pronari i kompanisë ‘Arbi Garden’ Arbër Çekaj u arrestua sot në Gjermani. Sasia rekord 613 kg kokainë u sekuestrua në Maminas në datë 28 shkurt në një kontenier me banane të ardhur nga Kolumbia.

Policia shqiptare ka nisur hetimet, dhe pas dy muajsh përveç shoferit dhe administratorit sot u arrestua edhe pronari Çekaj.

Sot ambasadori i SHBA, kërkoi arrestimin e Çekajt dhe vendosjen para drejtësisë, teksa më parë e ka cilësuar si ‘peshk’ të madh të krimit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 04/05/2018 12:39

    Domosdo, droga hypi më kembet e saja në makinë, pastaj ajo vete udhetoi me anije në asgjekund. Pastaj hypi perseri vete në makine që nuk e priste askush. Hahahahahaha! Të arrestohen urgjentisht dhe avokatët!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025