613 kg kokainë, shoferi i kamionit:
Nuk u kam çuar miell partizanëve

REPORT TV zbardh dëshminë e Armando Pezakut. Ai është një nga dy të arrestuarit e vetëm për 613 kilogramët kokainë të kapur në Maminas. 25-vjeçarit i ishte dhënë detyra e shoferit të kamionit, ku ndodhej droga me vlerë 180 milionë euro. Armando kishte disa muaj që punonte si shofer në kompaninë ku u kap droga.Pezaku ka dëshmuar sot paradite në ambientet e paraburgimit të 313

Ai thotë që nuk ja ka idenë e asaj që gjendej në kontenier, dhe që kishte vetëm 6 muaj që punonte si shofer, meqe shoferët e vjetër nuk ju pëlqente të bënin transporte nga porti i Durrësit.
Gjithashtu Pezaku ka theksuar që adresën e tij në rrjetin social Facebook ja ka hapur i vëllai, dhe fraza “I çoj miell partizanëve” nuk ka asnjë kuptim sepse sipas tij ai as që e përdorte si adresë.

Ditën që çova konternierin në Maminas paradite dërgova dhe dy kontenier në Tiranë. As kisha, dhe as  skam dijeni se çka në kontenier. Pëesa i përket Facebook ku është shkruar “I çoj miell partizanëve”, ma ka hapur vëllai që kam më vite më të vonë dhe as merrem me Facebook. Kur më mori kompania në telefon isha në Tiranë pranë rrugës së Elbasanit dhe me kamion shkova në port. Kam 6 muaj që punoj si shofer, shoferët e tjerë më të vjetër s’preferonin të bënin transport nga porti i Durresit dhe unë si më i riu më jepnin të bëja rrugët e portit dhe nuk kundërshtoja”, mësohet të jetë shprehur Pezaku.

e.gj/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti