Një 61-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Elbasan ditën e sotme.

Blutë e Elbasanit njoftojnë se është vënë në pranga shtetasi me iniciale A.B, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 34-vjeçare.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Po ashtu policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasit: A.H., 28 vjeç, banues në Belsh,  pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

A.P., 37 vjeç, banues në fshatin Bujqës, Elbasan,  L.Gj., 50 vjeç, banues në fshatin Gjonme, Elbasan dhe  B.M., 64 vjeç, banues në fshatin Gradisht, Belsh, arrestimi i këtye shtetasve u bë pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikleta pa leje drejtimi.