62 miliarderët më të pasur në botë kanë më shumë pasuri se gjysma e popullsisë së botës, - bën me dije raporti i ri Oxfam International. Ndërkohë që hendeku mes të varfërve dhe të pasurve është gjithnjë e më shumë në rritje

Po sipas raportit në fjalë, deri në fund të vitit 2015, të pasurit kanë pasur një rritje marramendëse të të ardhurave.

Ky raport u bë publik pak para Forumit Ekonomik Botëror që do të mbahet në qytetin zviceran të Davos.
 
raporti miliarder

Studimi është bazuar në të dhënat e listës vjetore të revistës “Forbes” dhe nga “Credit Suisse’s Global Wealth Databook”.

Qëllimi i Raportit është që të sensibilizohet opinioni dhe politikbërësit pak para samitit, i cili gjithnjë e më shumë po mbahet nën presionin e protestave, ku kërkohet që të reduktohen pabarazitë drastike mes të pasurve dhe të varfëve. 

62 miliarderët kanë pasur një rritje neto të pasurisë më shumë se gjysmë trilioni dollar gjatë viteve 2010-2015, ndërsa 3.6 miliardë njerëz humbën 1 trilionë dollar .

“Pasuria është duke lëvizur me shpejtësi drejt të pasurve” u shpreh Gawain Kripke drejtor i Politikave dhe Hulumtimit në Oxfam America.

Raporti thekson se ndonëse klasa e mesme është dyfishuar, ajo ende përfaqëson një pjesë të vogël të popullsisë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)