62-vjeçari nga Korça humb kontaktet, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

62-vjeçari nga Korça humb kontaktet, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Muharrem Aliçkolli

Një 62-vjecar nga Korça, Muharrem Aliçkolli ka humbur kontaktet me familjarët prej mëngjesit të së enjtes. Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin në polici.

Familjarët kanë pohuar se 62-vjeçari ka probleme me shëndetin (probleme me diabetin dhe zemrën). Deri tani nuk dihet fati i 62-vjeçarit ndërsa familjarët kanë vënë në dispozicion edhe një numër kontakti 069 481 9027.

Nga telefonatat që kanë marrë deri në këto momente 62-vjecari është parë dy herë në qytet në pika të ndryshme por më pas nuk është parë më.

Pas komunikimit me të birin e 62-vjeçarit, na bëhet e ditur se lëvizjet e fundit të Muharrem Aliçkollit, kanë qenë tek “Atelia” ose sheshi i Pazarit në Korçës dhe më pas te shkolla Themistokli Gërmenji, informacione këto të siguruara në bazë të kamerave të sigurisë në zonën e pazarit dhe telefonatave të qytetarëve.

Ndërkohë për situatën është kryer denoncimi përkatës në Policinë e Korçës dhe njëkohësisht familjarët po kryejnë kontrollet në terren.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, peshkatari kap në ujrat e liqenit të Ohrit peshkun Koran më shumë se 13 kg

Pogradec, peshkatari kap në ujrat e liqenit të Ohrit peshkun Koran më shumë se 13 kg