62-vjeçari pësoi çarje brenda murit të barkut, ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e QSUT! Mjeku: Pacienti erdhi me urgjencë, nëse s'do kishim shpejtësi do të dështonim

Një ndërhyrje kirurgjikale tejet sfiduese është realizuar në spitalin e QSUT-së. Pacidenti erdhi nga spitali i Fierit me urgjencë dhe u detyrua t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit.

Mjekët shpjegojnë se 62-vjeçari ishte në gjendje shumë të rëndë në ardhje prej një çarje brenda murit të barkut. Kjo nënkupton një humbje masiv të gjakut dhe rëndim akut të gjendjes së pacientit.

Sipas kirurgut Sokol Xhepa, nëse nuk do kishin mbështetje dhe shpejtësi, rasti nuk do të kishte sukses pasi ishte urgjencë katastrofike. Familjarët thonë se nuk kishin shpresa pasi ishte shumë rëndë por pas operacionit që zgjati 4 orë, u surprizuan.

Kryeministri Edi Rama bëri publike pamjet duke thënë se “me një tjetër episod të veçantë të serisë së ndërhyrjeve të suksesshme të bluzave të bardha të QSUT-së së transformuar rrënjësisht, ku në kohë rekord u krye një ndërhyrje kirurgjikale tejet sfiduese, e cila i dha një jetë të dytë pacientit 62-vjeçar, ju uroj një javë të mbarë.”

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën