630 mijë dollarë për
shtëpinë e të moshuarve

630 mijë dollarë për<br />shtëpinë e të moshuarve
TIRANE - Kushte jetese me standarte të larta për 35 të moshuarit që marrin shërbim rezidencial në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë.

Kjo është bërë e mundur falë financimit nga buxheti i shtetit për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e mjediseve të kësaj qendre publike që ofron shërbim për moshën e tretë dhe mbështetjes së TIKA – Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, për mobilimin e ambienteve të qendrës dhe pajisjen e saj me fjalën më të fundit në fushën e pajisjeve elektronike dhe mjekësore.

Gjatë inagurimit të këtij investimi, zëvendësministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Kastriot Sulka, falenderoi agjensinë turke TIKA për mbështetjen serioze që ka dhënë.

“Rritja e cilësisë së shërbimeve për të gjitha kategoritë ka qenë në qendër të punës së Ministrisë sonë, - u shpreh Sulka, - dhe modeli i ngritur tashmë në Shtëpinë e të Moshuarve këtu në Tiranë është shembulli më i mirë.

Ky shërbim cilësor është mundësuar falë një investimi që kap shifrën në total prej 630 mijë usd, nga të cilat 500 mijë usd fonde të buxhetit të shtetit për rikonstruksionin e godinës, rehabilitmin e mjediseve dhe rritjen e kapacitetit të qendrës dhe 130 mijë dollar donacion i TIKA për mobilimin dhe pajisjen e qendrës me pajisjet e domosdoshme në fushën e mjekësisë”, - tha ai

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni