66-vjetori i filmit 'Skënderbeu'/ Gati një tjetër bashkëpunim kinematografik shqiptaro-rus në Gjirokastër (VIDEO)

GJIROKASTËR- 66 vjetori i xhirimit të filmit “Skënderbeut” është përkujtuar me një ekspozitë në Gjirokastër. Ekipet kinematografike shqiptare dhe ruse vizituan një ekspozitë me rreth 60 foto historike të periudhës së xhirimeve në muzeun “Kadare”.

Pas 66 vitesh, Juri Arabov, bashkautor me Ismail Kadarenë në shkrimin e skenarit të filmit, zgjodhi përsëri Gjirokastrën si shesh xhirimi, jo vetëm për disa episode si në filmin “Skënderbeu”, por për gati të gjithë filmin e titulluar “Gjirokastra”

Artistit rus Juri Arabos iu dhurua edhe çelësi i qytetit të Gjirokastrës .

“Tashmë po arrijmë në finalen e madhe. Grupi shqiptar dhe rus ka bërë të pamundurën për realizimin e këtij filmi. E dua shumë Shqipërinë. Dimri juaj është si pranvera ruse. Më ngroh shpresa se do të bëjmë një film të denjë. Do të mundohemi të jemi të denjë për nderin që na bëtë”, tha regjisori rus Juri Arabos

Ngjarjet e filmit “Gjirokastra" lidhen me vuajtjet që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.

VIDEO/Filmi “Skëndërbeu”

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)