67 vjeçarja Cher ka befasuar fansat gjatë koncertit të mbajtur mbrëmjen e djeshme në Boston.

Ajo është ngjitur në skenë me një sërë veshjesh të ndryshme mjaft të guximshme duke marë parasysh vitet që ka mbi supe.

Por pamja nuk ka qenë aspak zhgënjyese pasi Cher nuk i ndjen vitet që kalojnë.

cher

Ajo është shfaqur në formë mjaft të mirë dhe e kuruar.

Si fillim ajo u shfaq me një veshje me gurë diamanti, me një palë paruke të bardha.

Ndërsa më pas u shfaq si Kleopatra dhe më vonë me një kostum Indian.

Ky spektakël ka qenë pjesë e turit të saj në Amerikë dhe Kanada, i cili do të zgjasë deri në muajin nëntor.

Cher ka perfromuar hitet e saj më të njohura duke mahnituar fansat me zërin e fuqishëm dhe melodioz.

(b.t/shqiptarja.com)