Një gjetje e veçantë dhe origjinale është sjellë në 67 vjetorin e Pavarësisë së shtetit Izraelit nga ambasada izraelite në Shqipëri.
 
Sfilata “With Israel On” ka prezantuar veshje me motive izraelite, ku spikasin detajet interesante si hedhja në mëndafsh e ngjyrave të flamurit izraelit.
 
Copëza të natyrës izraelite të hedhura mbi fustane, në ngjyrë e formë, panorama e sheshit të Jeruzalemit dhe ndërtesa tipike të kësaj kulture, janë materializuar në fustanet dhe elementët e tjerë dekorativë si shajet e kravatat. Sepse stili dhe dizajni i këtyre veshjeve frymëzohet nga relievi, kultura, identiteti Izraelit.
 
 Autoret e sfilatës janë stilistja shqiptare Mirela Nurçe dhe Natasha Korn nga Uzbekistani, e vendosur prej vitesh në Shqipëri.
 
Veshjet e kësaj sfilate sollën copëza jete nga Izraeli, ngjyra të kulturës dhe motive tradicionale për të ftuarit e pritjes, mes të cilëve Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, përfaqësues të trupit diplomatik, personalitete të jetës publike dhe politike.
 
Pritja u hap nga ambasadori izraelit në Shqipëri David Cohen, që tha se ky 67 vjetor është viti i duhur për të kujtuar edhe njëherë mirënjohjen e Izraelit për shqiptarët që i hapën dyert hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.
 
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ndërsa përshëndeti pritjen, shprehu krenarinë e madhe për mikpritjen që shqiptarët i dhanë hebrenjve në ditët më të vështira të tyre.
 
“Nderojmë sakrificën e atyre që ndërruan rrjedhën e historisë dhe ndajmë bashkë të njëjtat vlera”, tha Meta.
SFILATA























IZR
I
KI
K























ssssf

 Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)