Me mbi 350 mijë rrënjë ullinj, Kurjani i Roskovecit është një ndër zonat më prodhuese në vend.
Fermerët thonë se, prodhimi eshte i larte, por mungesa e tregut i ka vendosur në udhëkryq. Tonelata vaj ulliri kanë mbetur pa u shitur në banesat e tyre.
Aktualisht, një litër vaj ulliri kushton 500 lekë. Çmim tepër i ulët për të përballuar kostot e prodhimit.
Markimi i vajit është i pamundur, pasi fabrikat nuk plotësojnë standardet. Për këtë arsye, prodhuesit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.
E njëjta situatë dhe në Dushk të Lushnjës ku fermerët bëjne thirrje bashkisë dhe Ministrisë së Bujqësisë që të ndihmojnë në markimin e produktit.
Sakaq, prodhuesi Asqeri Hoxha e ka vajin e ullirit të certifikuar dhe e tregton ne Poloni, Hungaria e Italia por serish ndeshet ne barriera burokratike. Kerkon qe te zgjerohet eksporti, pasi Shqipëria nuk konsumon as 30% të vajit që prodhon.
Sipas INSTAT-it, një vit më parë Shqipëria prodhoi rreth 35 mijë e 600 tonë vaj ulliri. Prodhimi i lartë vihet re kete sezon, por fermerët vijojnë të përballen me vështirësi për të siguruar tregun e shitjes.






Komente
Komento