68-vjetori i Kryengritjes së Postribës
Nishani: Një sfidë madhështore

68-vjetori i Kryengritjes së Postribës<br />Nishani: Një sfidë madhështore
Është përkujtuar ditën e sotme 68- vjetori i kryengritjes së Postribës, si kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri dhe Europë. I pranishëm në ceremoni ka qënë edhe Presidenti i republikes së Shqipërisë Bujar Nishani.
 
Gjatë ceremonisë Presidenti Nishani e ka vlerësuar ngjarjen e para 68-viteve në këtë zonë si “një sfidë madhështore e monumentale me jehonë kombëtare”.

"Jemi mbledhur për të kujtuar një sfidë madhështore, një sfidë monumentale me përmasa gjeografike modeste por me jehonë dhe rendësi kombëtare."- deklaroi gjatw ceremonisw pwrkujtimore Presidenti Nishani.

Nishani ka vendosur dhe kurora me lule prane memorialit të kryengritjes së Postribës dhe martireve të saj. Si rezistenca e parë popullore, kundër diktaturës komuniste, kjo kryengritje me armë hyn në historinë tonë kombëtare dhe atë të Europës si e para e llojit të saj.
 
Diktatura komuniste e shtypi këtë përpjekje me gjak, pa arritur që të marrë përmasat e parashikuara, duke vrarë, pushkatuar e dënuar nëpër burgje. Gjatë dhe pas kryengritjes u vranë dhe u pushkatuan pa gjyq nga regjimi komunist, 78 burra, fëmijë e të afërm të familjeve të tyre. Gjithastu  burgosën e u internuan mbi 1200 persona, u dogjën dhe u sekuestruan shumë shtëpi e pasuri të tyre.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën