68-vjeçari vdes në stolat e pritjes, reagon Gjykata e Tiranës

68-vjeçari vdes në stolat e pritjes, reagon Gjykata e Tiranës

1705059142_Screenshot2.jpg

Ilia Drini 68 vjeç, ndërroi jetë nga ataku në zemër brenda ambienteve të gjykatës së Tiranës paraditen e të premtes në pritje të procesit të nisur prej tri vitesh për shkaktim vetëvrasje ndaj ish-bashkëjetueses 30 vjet më të re.

Ai u paraqit në kryesekretari ku kishte pyetur për seancën e radhës, por u rrëzua përtokë teksa ishte ulur në stolat e pritjes së publikut në korridorin e gjykatës. Prokuroria e kishte dorëzuar dosjen në 27 tetor të vitit 2021. Në një reagim Gjykata sqaroi pse procesi gjyqësor vijon prej tre vitesh.

"Çështja me nr.35 akti, me të pandehur shtetasin I.D., është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë,  në datën 28.10.2021 dhe shortuar pranë gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili e ja vazhduar gjykimin e çështjes derisa KPK mori vendim për pezullimin e tij nga detyra. Pas rishortimit çështja kaloi tek gjyqtar Albert Meça, pranë të cilit  vazhdon proçesi gjyqësor.

Ju sqaroj se seanca e fundit është zhvilluar në praninë e Gjyqtarit, të Prokurorit dhe vetë të të pandehurit, i cili nuk ka qënë i shoqëruar me avokatin e tij.
I pandehuri, në seancën e zhvilluar ka kërkuar para gjykatës shtyrjen e seancës për të pasur prezent avokatin e zgjedhur prej tij, pasi avokati e ka pasur të pamundur të paraqitet.

Gjykata, ka miratuar kërkesën e bërë nga i pandehuri, pikërisht për ti dhënë mundësinë të pandehurit të mbrohet me avokatin e kërkuar prej tij dhe ka shtyrë seancën në datën 01.02.2024." 


Lajmi kryesor:

Tre vjet në gjyq për përndjekje, 68-vjeçari vdes në Gjykatën e Tiranës! U kallëzua nga ish-partnerja


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove

Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove