TIRANË- Ilia Drini 68 vjeç, ndërroi jetë nga ataku në zemër brenda ambienteve të gjykatës së Tiranës paraditen e të premtes ende pa nisur ndaj tij procesi për të cilin priste një datë prej tri vitesh.
Ai u paraqit në kryesekretari ku kishte pyetur për gjyqin që nuk po niste ende ndaj tij, edhe pse prokuroria e kishte dorëzuar dosjen në 27 tetor të vitit 2021.
“Dosja ishte paraqitur në gjykatë në tetor 2021, por gjyqi nuk kishte nisur pasi ishte transferuar nga një gjyqtar tek një tjetër. Seanca ishte lënë të mbahej në datën 1 shkurt 2024”, tha avokati, Ndue Pjetri.
Pasi doli nga sekretaria dëshmitarët thanë se zemra e tij ndaloi pasi u ul në stolat që ndodhen në korridorin e katit të parë të gjykatës. 68-vjeçari ishte në pritje të gjykimit në gjendje të lirë për “shkaktim vetëvrasje” ndaj ndaj ish-partneres 35-vjeçare me të cilën bashkëjetoi disa kohë në vitin 2017.
Pas ndarjes, ajo mori urdhër mbrojtje në gjykatë ndaj tij në vitin 2019 e më pas në 27 korrik 2020 e denoncoi në polici për përndjekje. Prokuroria e klasifikoi akuzën si “shkaktim vetëvrasje” pasi e dëmtuara pretendoi dhunë fizike dhe psikologjike duke akuzuar Ilia Drinin për shkaktim vetëvrasje. Denoncuesja shpjegoi se më 10 qershor 2020 kishte konsumuar mbidozë ilaçesh.
Ilia Drini asokohe 64 vjeç, kishte mohuar akuzat e 35-vjeçares duke shpjeguar se kishte shkuar tek banesa e ish-partneres për të marrë rrobat e tij dhe se kishte qenë ai që e kishte çuar në spital për ndihmë mjekësore pasi ajo kishte konsumuar medikamente mjekësore.
Ilia Drini 68 vjeç, ndërroi jetë nga ataku në zemër brenda ambienteve të gjykatës së Tiranës paraditen e të premtes në pritje të procesit të nisur prej tri vitesh për shkaktim vetëvrasje ndaj ish-bashkëjetueses 30 vjet më të re.
Ai u paraqit në kryesekretari ku kishte pyetur për seancën e radhës, por u rrëzua përtokë teksa ishte ulur në stolat e pritjes së publikut në korridorin e gjykatës. Prokuroria e kishte dorëzuar dosjen në 27 tetor të vitit 2021. Në një reagim Gjykata sqaroi pse procesi gjyqësor vijon prej tre vitesh.
"Çështja me nr.35 akti, me të pandehur shtetasin I.D., është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në datën 28.10.2021 dhe shortuar pranë gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili e ja vazhduar gjykimin e çështjes derisa KPK mori vendim për pezullimin e tij nga detyra. Pas rishortimit çështja kaloi tek gjyqtar Albert Meça, pranë të cilit vazhdon proçesi gjyqësor.
Ju sqaroj se seanca e fundit është zhvilluar në praninë e Gjyqtarit, të Prokurorit dhe vetë të të pandehurit, i cili nuk ka qënë i shoqëruar me avokatin e tij.
I pandehuri, në seancën e zhvilluar ka kërkuar para gjykatës shtyrjen e seancës për të pasur prezent avokatin e zgjedhur prej tij, pasi avokati e ka pasur të pamundur të paraqitet.
Gjykata, ka miratuar kërkesën e bërë nga i pandehuri, pikërisht për ti dhënë mundësinë të pandehurit të mbrohet me avokatin e kërkuar prej tij dhe ka shtyrë seancën në datën 01.02.2024."
Ndue Pjetra, avokati i Ilia Drini 68 vjeç, që humbi jetën në Gjykatën Penale të Tiranës, thotë se procesi ndaj klientit të tij ishte i vonuar. Madje, ai thotë se 13 klientë të tij kanë vdekur deri tani duke pritur gjyqin.
“Ne u vumë në dijeni dhe ne i këna prit këto gjona. Ne i vumë në dijeni gjithë institucionet që drejtësia e vonuar kështu do të përfundojë. Deri më tani mbi 13 klientë të mi kanë vdekur duke pritur gjyqin. I thonë 6 vjet 7 vjet, vetëm nga shkalla e parë në Apel. Gjykata vërtetë është e vështirë, duhet të dalin të shtunë e të diele të bëjnë gjyqe, jo t’i shtyjnë gjyqet me 5 muaj”, tha avokati.
Ndue Pjetra, avokati i Ilia Drinit, thotë që Prokuroria duhet ta hetojë këtë ngjarje. Ai ishte marrë i pandehur që në vitin 2021 për përndjekje ndaj një vajza. Sipas avokatit, 68-vjeçari ka pasur presion nga familjarët e vajzës që të martohej me të.
Procesi është në fillim, ka nisur në 2020 kur ka ndodhur ngjarja. Ishte e dashura e tij, ose bashkëjetuesja, kishte bërë një kallëzim penal e nxitur nga të tjerët, i thonin martohu që t’i merrnin pasurinë. Ka nja tre vite që jetonte vetëm, profesori i arteve marciale. Një njeri i nderuar, i respektuar.
Diçka kishte, ai e dinte datën 1, por mund të kishte ndonjë presion nga të tjerët dhe mendoj që Prokuroria duhet të nisë një hetim. Të shohin tabulatet telefonike çfarë i ka ndodhur në të vërtetë, çfarë presionesh ka pasur për t’u martuar. Donin që ta martonin patjetër me bashkëjetuesen.
Lamë takim që të takoheshim te gjykata. Ishte profesor i arteve marciale, ishte i fuqishëm. Ky proces zgjati shumë për faktin se pretendonin me çdo kusht që ta martonin. Gjithmonë familjarët e bashkëjetueses. Data 1 shkurt 2024 ishte seanca e parë, gjyqi paraprak.
nuk di ky avokat cfare deklaratash ben ore ILIA Drini eshte nje nga fajdexhinjte me te medhenj sa e sa njerez ka mashtruar me fajde dhe i ka kercenuar nen terrorrin e te fortit. une e besoj kete vajzen qe e ka denoncuar sepse ky ishte nje nga ata njerez qe i bente te gjitha. si del ky avokat e perralllis duke e ditur fare mire cfare klienti dallaveraxhi fajdexhi mashtrues qe kishte pa pike turpi ja ve fajin gjykatave kur ai qe mbronte ky ishte mashtruesi kryesor. o avokat kudes cfare flet se populli degjon e njeh
Përgjigju3 vjet per nje gjyq perndjekjeje!! Pasojat e Vetingut dhe qethjes se gjykatave e prokurorive.Imagjinoni tani per ceshtje me te renda e me te rendesishme,sa kohe do te duhet!Dhe GJK e hodhi poshte ankimin e avokateve,ne mos gaboj, per harten e re gjyqesore! Pse te mos e hidhte poshte GJK,se mos cdo ceshtje perfundon ne deren e saj?! Ne cdo 10 ceshtje qe verdallosen,kthehen e rikthehen mes shkalleve te ndryshme,apo ato qe mbyllen e arkivohen per 100 arsye,besoj se vetem nje ose dy perfundojne ne GJK dhe GJK thote se s'ka problem se u mbyllen disa gjykata e disa hetuesi!!
Përgjigju