696 të shëruar dhe 590 raste të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, Zemaj: Masat do të vazhdojnë me një intensitet të shtuar

696 të shëruar dhe 590 raste të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, Zemaj: Masat do të vazhdojnë me një intensitet të shtuar

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 590 raste të​ reja me COVID-19 pas marrjes së 1.775 mostrave, duke çuar në 45.594 numrin total të rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 244 raste, Mitrovicë 46 raste, Podujevë 35 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Gjilan 25 raste, Lipjan 25 raste, Viti 24 raste, Vushtrri 22 raste, Drenas 21 raste, Gjakovë 21 raste, Obiliq 20 raste, Ferizaj 13 raste, Prizren 13 raste, Kamenicë 10 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Pejë 4 raste, Dragash 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Novobërdë, Zubin-Potok.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 13 viktima, duke çuar në 1,174 numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (83, 59, 54 vjeç), Pejë 2 raste (77, 72 vjeç), Prizren 2 rast (89, 81 vjeç), Viti 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Drenas 1 rast (88 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (69 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 696 pacientë kurse numri i rasteve aktive është 11.922.

Ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se masat e marra për COVID-19 duhet të vazhdojnë me një intensitet të shtuar dhe theksoi se gjatë dy javëve të fundit ka pasur përmirësim të situatës.

 “Në dy javët e fundit kemi stagnim të përhapjes së koronavirusit. Por këto masa duhet patjetër të vazhdojnë me një intensitet të shtuar”, tha Zemaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi