TIRANA – Ministrja e Mbrojtes znj. Mimi Kodheli premtoi se do të bëjë të pamundurën për të promovuar arritjet në karrierë të grave dhe se do të ishte e lumtur të shihte dhe të ndihmonte një nga gratë në forcat e armatosura të merrte gradën Gjeneral.
 
Kodheli ka uruar sot gratë që shërbejnë në forcat e armatosura me rastin e festive të 7-8 Marsit. Në një aktivitet të zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes, Kodheli vuri në dukje rolin e patjetërsueshëm të grave në shoqërinë shqiptare.
“Do bwj tw pamundurwn tw për të promovuar arritjet në karrierë të grave dhe do jem e lumtur të shoh dhe të ndihmoj një nga gratë në forcat e armatosura të marri gradën Gjeneral,” Kodheli tha gjatw aktivitetit.
 
Ajo vlerësoi jashtë mase kontributin e grave nën armë për ushtrinë shqiptare. Kodheli tha se 10 përqind e forcave të armatosura shqiptare janë gra.
 
Redaksia online
(el.sk/shqiptarja.com)