7 apo 8 orë gjumë, cilat janë rreziqet?

7 apo 8 orë gjumë, cilat janë rreziqet?
Sasia orëve të nevojshme të gjumit ka hapur gjithmonë polemika ndër studiuesit.

7 orë dhe jo 8 orë janë të nevojshme për trupin e njeriut.

Orë më pak ose orë më shumë gjumë kanë disavantazhet e tyre.

Pasojat janë më pak kujtesë, më shumë sëmundje dhe vdekje e parakohshme.

sonno

Amerikanët thonë se sasia normale e orëve të gjumit është 8, ndërsa të tjerët mendojnë se është 7.

Numri i duhur i orëve të gjumit ndihmon që të jemi më vigjilentë dhe në formë ditën pas.

Edhe 20 ose 30 minuta më pak gjumë do të ngadalësonte shpejtësinë njohjes dhe përqendrimin e vëmendjes.

Mjekët këshillojnë që dy orë përpara gjumit të mos konsumohet alkool, kafeinë, ose lojëra elektronike.

Për të provuar cilat janë orët ideale të gjumit për ne duhet që të flemë deri sa të zgjohemi në mënyrë natyrale.

Specialistët nuk këshillojnë që të zgjohemi me alarme ose mënyra të tjera dhe të flemë sa herë që trupi të ndihet i lodhur.

Akademia Amerikane e Mjekësisë dhe një grup ekspertësh nga Shoqata e Kërkimit të Gjumit kanë marrë përsipër të evidentojnë cilat janë sëmundjet që mund të shkaktohen nga gjumi i tepërt ose i pakët.

Deri më tani nuk ka mundur të sqarohet diçka e tillë për shkak të mungesave financiare dhe kontrolleve të rralla sanitare të njerëzve.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu