7 deputetë të opozitës kërkesë Kuvendit: Hapni listat, mos ndaloni koalicionet, duam Republikë gjysmë presidenciale, të rritet numri i deputetëve

TIRANE-Opozita parlamentare nuk është e unifikuar në tërësi, por kur vjen puna e listave të hapura, të gjithë janë në një mendje. Por te pikat e tjera ndahen, ndërsa kërkesat në drejtim të Kuvendit për Kodin Zgjedhor janë të shumta. Kryetarët e 7 partive të vogla, deputetë në Kuvend, mes tyre Zef Shtjefni, Kujtim Gjuzi dhe Vasil Sterjovski nga pakica maqedonase i kanë dorëzuar një kërkesë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Damian Gjiknurit e Rudina Hajdarit, bashkëkryetarë të Komisionit të Posaçëm që i përfundoi mandati në 30 qershor, me kërkesat e tyre.

Kërkesat kryesore janë listat e hapura, lejimi i koalicioneve, depolitizimi i administratës zgjedhore, votimin e emigrantëve, mos financimi i partive nga buxheti i shtetit, etj. "Ndalimi i koalicioneve ndalon rrotacionin politik në Shqipëri" tha Shtjefni. "Marrëveshja në Këshillin Politik duhet që të rishikohet. Me rishikimin e Kodit minoritetet të kenë vendet e garantuara në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk mund ti mbrojnë më mirë pakicat se vetë përfaqësuesit e minoriteteve" kërkoi Vasil Sterjovski nga pakica maqedonase në Shqipëri.

Por Kujtim Gjuzi shkoi edhe më tej duke kërkuar një qeveri transitore me akademikë. "Ne kemi depozituar në Kryesinë e Kuvendit projektin tonë me propozime që do të kthehet në nismë ligjore. Shtatë parti politike kërkojnë ndryshime radikale, numërimin elektronik, maturimin e votës në shkallës kombëtare në rajone, këtu jemi të hapur, parlamenti ka nevojë për pakicat gjuhësore kombëtare.

Në shohim që kryeministri vjen në zyrat e kuvendit për të takuar përfaqësues të veçantë, ne kemi objeksionet tona. Rama mund ti bëjë takimet në kryeministri apo ambient tjetër të hapura, por kurrsesi në Kryesinë e Kuvendit, vetëm një personalitet ka tagër, ai është kryetari i Kuvendit. Vetëm Kuvendi do të ketë tagrin. Ne kemi propozuar 7 pika. Si mund të vijë PD-LSI dhe të rifutet në politikë, qeveria transitore me akademikë duhet të organizojë zgjedhjet, pa e cenuar mandatin PS-së" tha ai.

Gjithashtu këta deputetë kërkojnë referendum për zgjedhjet e presidentit nga populli, për ta kthyer Shqipërinë në republikë gjysmë presidenciale, dhe rritjen me 10 deputetë të Kuvendit, të cilët do të përfaqësojnë minoritetet dhe pakicat kombëtare. Ndërkohë që Edi Rama dje takoi tre kryetarë të grupeve parlamentare të opozitës në përpjekje për të gjetur dakordësinë për miratimin e draftit të reformës zgjedhore.

Kërkesa e 7 deputetëve

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per koken e Marijes: 08/07/2020 15:28

    Ky Gjuzi me duket burre i zgjuar ja vlen per te votuar ate dhe ne zgjedhjet e ardhme ai do dale Kryeminister

    Përgjigju
  • Ilo: 08/07/2020 14:35

    Po keta gomere cfare e kujtojne Kushtetuten letet hogjenike ta nderrojne sipas berihajt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja