7 ditë festival tek “Reja”, e çelin 
Klod Dedja dhe polifonia çame

7 ditë festival tek “Reja”, e çelin <br />Klod Dedja dhe polifonia çame
Shumë palë sy të projektuar tek “Reja” do të drejtohen nga vizitorët, duke i bëre ata të shohin veten, qytetin dhe të tjerët nga një perspektivë e re.
 
Instalacioni artistik i Fujimotos, i vendosur përballë Galerisë Kombëtare të Arteve feston 1-vjetorin e mbërritjes në Shqipëri. Duke nisur nga e shtuna në mbrëmje deri më 27 maj, festivali “Cloud Fest” do ta gjallërojë këtë objekt me perfomanca artistike.
 
Çelet me instalacionin “Brenda” të artistit Klod Dedja. Më pas do të vijojnë performancat me muzikë polifonike nga Shaban Zeneli dhe ansambli Dodona i Fierit, e do të pasurohet me polifoninë Çame.
 
Edit Pula, drejtoresha artistike e festivalit shprehet se në këtë festival do të jetë dhe artisti gjerman BBB Johannes Deimling, i cili do të shfaqë performancën Coloroblind.

“Kemi intsalacione zëri të cilin e hapim sot me grupin polifonik të Fierit, me të cilin në fakt ka qenë edhe tek Bienalja e arkitekturës po ashtu e hapim dhe me artistin perfomues Klod Dedja, ndër artistët e parë që kanë aplikuar artin e performancës që në vitet 90”, shprehet Edit Pula, drejtoresha artistike e festivalit. 

Programet do të vijojnë deri në orët e fundit të natës thotë Ina Haveri që përfaqëson Agjencinë e Parqeve dhe të Rekreacionit.

“Për 7 ditë ne do të kemi rreth 60 artistë të ndryshëm, 7 ditë festë ku gjithkush mund ta gjejë veten në performanca të ndryshme, hyrja është natyrisht pa pagesë, reja i mirëpret që të gjithë”, shprehet Haveri.

 REJA dhe lulishtja e saj do të jenë hapësirat për teatër fizik, instalacione audio-vizuale, punëtori, bashkëbisedime me artiste, kurse kërcimi, lojëra urbane të udhëhequra nga artistët.
 
“Përgjatë të gjitha ditëve dhe netëve të festivalit do të gjejmë përzierjen më të mirë multikulturore”, shprehen organizatorët që përfaqësojnë Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadën Gjermane.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar