7 hapa për të arritur suksesin
në biznes dhe jetë

7 hapa për të arritur suksesin<br />në biznes dhe jetë<br>
Pjesa më e madhe e sipërmarrësve janë ekzekutues të zot, por duhet ta themi, performanca nuk mjafton. Edhe konkurrentët janë po aq të aftë.
Dhe në të shumtën e rasteve kanë më shumë burime në dispozicion. Për të ecur përpara ne duhet të jemi ekzekutuesit kryesorë.

Më poshtë janë shtatë hapa se si t’ia dilni mbanë:

Hapi 1: Dëshira

Dëshirë do të thotë të jesh i vëmendshëm dhe këmbëngulës në të bërit e diçkaje, të kesh vendosmëri në mënyrë të vazhdueshme, të bësh përpjekje konstante, të jesh i palodhur, aktiv, të kesh shpejtësi, zell dhe të jesh i përpiktë.

Në anën tjetër, e kundërta e dëshirës është dembelizmi, lënia pas dore e gjërave, të qenët letargjik dhe apatik. Ju nuk mund të jeni i zellshëm në çdo gjë. Nuk kemi kohë, energji, burime dhe forcë për të qenë të palodhur në gjithçka në jetë. Duhet t’u japim prioritet gjërave për të cilat kemi dëshirë.

Duhet të vendosim të jemi të zellshëm në aktivitetet që na japin kthimin më të lartë të investimit të kohës sonë, energjisë dhe burimeve. Ne nuk mund të jemi të vëmendshëm dhe të bëjmë përpjekje të vazhdueshme në shumë gjëra njëkohësisht, prandaj duhet të zgjidhni me mençuri.

Hapi 2: Bindja

Bindje do të thotë të jesh absolutisht i sigurt – të jesh i sigurt, të kesh besim dhe të mos kesh asnjë dyshim. E kundërta e bindjes është mosbesimi, dyshimi, skepticizmi, pasiguria, të qenët i pasigurt, mungesa e besimit dhe frika.

Nëse po përjetoni një nga këto gjëra, ndalni menjëherë dhe bëni një vlerësim të ndershëm të asaj që po bëni dhe se pse. Ju ndoshta mund të keni investuar shumë në biznesin tuaj apo në profesionin tuaj dhe mund të mendoni se është shumë vonë. Është shumë vonë vetëm nëse e thoni atë. (Është më e thjeshtë të bëni një vlerësim të sinqertë përpara se të bëni një investim të madh në biznesin e profesionin tuaj).

Nëse gjendeni në mes të një vendimi të keq të marrë në një investim, dalja prej tij do të jetë jo komode dhe e dhimbshme. Por në fund, nëse nuk keni një bindje të plotë se çfarë po bëni, dhe me kë po e bëni, do të jetë më e dhimbshme të ecni përpara dhe të qëndroni më këmbë.
Kjo përfshin punën, karrierën, sipërmarrjen, po ashtu edhe marrëdhëniet.

Hapi 3: Guximi

Guxim do të thotë të jesh i patrembur, të mos kesh frikë, veçanërisht në beteja dhe situata të rrezikshme. E kundërta e guximit është dobësia, frika, ndrojtja, të qenët i turpshëm, i ngathët, i tërhequr dhe i ndrydhur.

Hapi 4: Njohuritë

Njohuri do të thotë të kesh informacion se si funksionojnë gjërat, veçanërisht informacione të fituara nëpërmjet vëzhgimit, identifikimit, përshkrimit, hetimit, përvojës dhe shpjegimit. Ne duhet të bëjmë disa punë për të fituar njohuri në fushën apo profesionin tonë. E kundërta e njohurive është injoranca, moskuptimi, paaftësia që përkthehet në dobësi dhe në pafuqi.

Hapi 5: Vetë disiplina

Vetë disiplinim do të thotë të korrigjosh apo rregullosh veten për hir të përmirësimit. Nuk mund të jeni i pakujdesshëm, të hutoheni lehtësisht, neglizhues, i ngathët, apatik dhe t’u hyni gjëra me gjysmë zemër. Vetë disiplina bazohet në nivelin e angazhimit ose në çdo gjë që po përpiqeni të realizoni.

Hapi 6: Durimi

Durimi është cilësia që refuzon të heqë dorë. Kjo do të thotë që ju të jeni të palëvizshëm, të vendosur dhe të fokusuar. Duhet të keni parasysh, ju do të realizoni objektivin tuaj nëpërmjet bindjes dhe durimit të ndërthurura së bashku. Bindja juaj për të realizuar atë qe keni vendosur të bëni do të vihet në provë nëpërmjet zjarrit.
Kur ato ditë të vështira vijnë, kur pengesat t’ju dalin para në rrugëtimin tuaj drejt suksesit – aty durimi do të vihet në provë.

Hapi 7: Dashuria dhe vullneti i mirë

Pa dashuri dhe vullnet të mirë ju kurrë nuk do të arrini suksesin. Ne duhet të tregojmë gjithnjë dashuri dhe vullnet të mirë për ata që na rrethojnë, kur është e mundur, për arsye tërësisht egoiste. Në fund të fundit, “çfarë të mbillni do të korrni”. Dashuria dhe vullneti i mirë, respekti dhe mirësjellja nuk kushtojnë asgjë.
Ky është investimi më i mirë që mund të bëni, i cili ka përfitime të mëdha./Monitor/

a.m/Shqiptarja.com

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive